Një periudhë 73- vjeçare që nga krijimi përmes OKB-së për miratimin e ‘Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut’ ka bërë që Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ta sjellë në vëmëndje rëndësinë e këtij akti.

Duke marrë shkasë nga koherenca, Osmani postoi në rrjetin e saj në Twitter se edhe populli i Kosovës pavarësisht shumë peripecive dhe një periudhe të vështirë në njohje do të mbështetet e do të respektohet universalisht.

“Në këtë ditë të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Si një popull që kemi jetuar një periudhë të mohimit edhe të të drejtave më elementare të njeriut, ne jemi të vendosur të sigurojmë që t’i mbështesim dhe respektojmë ato në mënyrë universale”, ka shkruar Osmani.