Presidentja ​Osmani kujton viktimat e Masakrës në Reçak! Serbët vranë 45 civilë shqiptarë

Presidentja ​Osmani kujton viktimat e Masakrës në Reçak! Serbët vranë 45 civilë shqiptarë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar sot viktimat e njërës nga masakrat më të tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore, atë të kryer nga forcat serbe 23 vjet më parë në Reçak.

“Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra në Reçak, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkruan Osmani në Facebook.

23 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, banorët e Reçakut të Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës.

Atë ditë në këtë fshat, që ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Presidenti i SHBA-së Bill Clinton përmes një video-mesazhi dënoi vrasjen e civilëve shqiptarë duke thënë se kjo ngjarje ishte një veprim vrasjeje e qëllimshëm dhe pa dallim, i krijuar për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës./ RTK

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Ambasadori amerikan në Reçak: Të mos mohohet çfarë ka ndodhur këtu

1642248153_ambasadorirecak.jpg

Për të kujtuar Masakrën e Reçakut ka qenë i pranishëm sot në ceremoni edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Jeffrey Hovenier tha se “ pranimi i të vërtetës së të kaluarës është vetëm hapi i parë kah drejtësia”.

“Askush të mos harrojë ose mohojë se çka ndodhi këtu ose përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës”, tha Hovenier.

Hovenier citoi ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Klinton që në atë kohë kishtë thënë: „Ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja