Presidentja takon gazetarët, prap protesta 

Presidentja takon gazetarët, prap protesta 
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, si dhe përfaqësues të mediave të shkruara dhe atyre elektronike, për të biseduar për nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës. 

Kryetari i AGPK-së, Arben Ahmeti tha pas takimit se presidentja ende nuk e ka marrë në shqyrtim Kodin e ri penal, por ajo u ka premtuar gazetarëve se zyra ligjore do t’i shqyrtoj të gjitha vërejtjet e paraqitura. 

Ahmeti shtoi se mediat janë pajtuar që më 3 maj, në Ditën e Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit të gjitha mediat kosovare do ta bojkotojnë punën e institucioneve të Kosovës në shenjë proteste ndaj vendimit të Kuvendit për të miratuar nenet e papranueshme për gazetarët.

Ndërkohë, Organizata për Media e Evropës Juglindore, SEEMO, i ka përkrahur gazetarët kosovarë, duke vlerësuar se është e tronditur me ndryshimet e fundit të Kodit Penal të Kosovës. SEEMO i bën thirrje presidentes Jahjaga që mos ta nënshkruajë këtë kod dhe ta kthejë ligjin në Parlament.

Në një komunikatë të kësaj organizate, thuhet se me nenet e miratuara nga deputetët, në kundërshtim me mendimin e AGPK-së dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile, si dhe kundër këshillës së Ministrisë së Drejtësisë, duket se përfitojnë më së shumti të akuzuarit për ryshfet ose aktivitete të paligjshme. 
Gazetarët e Kosovës par dy ditësh protestuan para Kuvendit të Kosovës me fishkëllima dhe pankarta me mbishkrimin `Stop playing`. Ata e kundërshtuan kodin e ri penal të Republikës së Kosovës, me anë të të cilit gazetarët bëhen përgjegjës për vepra penale dhe obligohen që t`i zbulojnë burimet e tyre.


/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore