Presioni i gjakut, kolesteroli
dhe diabeti, si ndikojnë tek truri

Presioni i gjakut, kolesteroli<br />dhe diabeti, si ndikojnë tek truri
Janë disa sëmundje të cilat mund të rëndojnë shëndetin tuaj, sidomos të moshuarve. Kolesteroli, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, mund t’ju shkaktojnë goditja në tru, nëse nuk kujdeseni ashtu siç duhet.

Kolesteroli
Shkalla e kolesterolit (yndyrnave) nuk duhet të kalojë 200. Ju jeni në risk për goditje në tru në kujtesën afatshkurtër nëse testi për shkallën e kolesterolit tregon më tepër se 240. Një nivel kolesteroli midis 200 dhe 239 ju vendos ju në rrezik. Ulja e kolesterolit mund të reduktojë rrezikun për goditje në tru.

Disa herë kolesteroli mund të kontrollohet nëpërmjet një diete dhe aktivitetit fizik, disa herë kjo mund të kërkojë medikamente. Mbani nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll nëpërmjet rekomandimeve të mjekut tuaj. Të qenit i sëmurë me diabet ju vë para një rreziku shumë të madh për të patur goditje në tru. Depozitat e yndyrnave mund të bllokojnë arteriet të cilat transportojnë gjak nga zemra në tru.

Ky lloj bllokimi në qoftë se lihet i pa trajtuar mund të shkaktojë goditje në tru. Mjeku juaj i familjes duhet t’ju përshkruajë një program ushqimi dhe ndryshime në stilin e jetës të shoqëruara me medikamente të cilat ndihmojnë në kontrollin e diabetit.

Presioni i lartë i gjakut
Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni) është një nga shkaqet më të zakonshme që çon në goditje të trurit. Presioni i gjakut shprehet nëpërmjet dy numrave për shembull 120/80. Numrat e parë njihen si presioni lartë i gjakut. Është matës i forcës që gjaku juaj tendos muret e enëve të gjakut, ndërkohë që pompon zemra. Numri i dytë presioni diastolik i gjakut (ose i vogli) është një matje e forcës me të cilën gjaku shkon në enët e gjakut kur zemra është në pushimin midis rrahjeve.

Për njerëz mbi moshën 18 vjeç presioni normal i gjakut konsiderohet në shifra më të ulta se 120/80. Megjithatë kjo varion në disa raste për shkak të stresit ose të aktivitetit fizik. Një presion gjaku që vazhdimisht është më shumë se 120/80 deri në 139/89 është konsideruar si para – hypertension.

Kur presioni i gjakut është 140/90 ose më i lartë, personi vuan nga hipertensioni. Mateni presionin e gjakut të paktën një herë në vit. Në qoftë se keni ndonjë histori të presionit të lartë të gjakut, në qoftë se keni patur ndonjë atak në zemër, në qoftë se jeni diabetik, në qoftë se keni kolesterol të lartë ose jeni mbi peshë , atëherë duhet ta matni më shpesh presionin e gjakut. Flisni me mjekun e familjes për ta kontrolluar presionin e gjakut.

Trajtimi
Studimet mbi njohjen e mënyrave e reja për trajtimin e hemorragjisë cerebrale kanë nxjerr në pah se kjo sëmundje është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve. Por në ç’mënyrë mund të parandalohet kjo sëmundje? Për përgjigjen e kësaj pyetje janë zhvilluar një seri studimesh dhe shumë prej tyre rekomandojnë ilaçe të ndryshme. Por pyetja që tani shtrohet është se sa njihen këto ilaçe e mënyra të reja nga personeli mjekësor në klinika e spitale.

Në këtë kuadër, kohët e fundit u botua një analizë shkencore, e cila merr në shqyrtim mbi 400 studime të kryera mbi hemorragjinë cerebrale. Përfundimet e analizës lënë të kuptohet se: Personat e prekur nga hemorragjia cerebrale nuk kanë qenë në gjendje të marrin trajtimin e duhur mjekësor, pasi në shumë raste personeli mjekësor nuk ka dijeni rreth mënyrave të reja të efektshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Shkencëtarët shqyrtuan me kujdes afro 400 raste me hemorragji cerebrale dhe vunë re se: Në disa klinika pacientëve të moshuar u ishin mohuar ilaçet kundër koagulimit të gjakut, të cilët janë provuar si parandalues të efektshëm të hemorragjisë cerebrale tek personat që vuajnë nga aritmia e zemrës. Këto ilaçe nuk u jepeshin të moshuarve, pasi personeli mjekësor shqetësohej se ilaçi mund të shkaktonte hemorragji nëse pacienti pa dashje rrëzohej. Por kërkimet e hershme kanë treguar se ky lloj trajtimi nuk shkakton asnjë problem tek të moshuarit.

Tensioni
Për njerëz mbi moshën 18 vjeç presioni normal i gjakut konsiderohet në shifra më të ulta se 120/80. Megjithatë kjo varion në disa raste për shkak të stresit ose të aktivitetit fizik

Ushqimi
Mjeku juaj i familjes duhet t’ju përshkruajë një program ushqimi dhe ndryshime në stilin e jetës të shoqëruara me medikamente të cilat ndihmojnë në kontrollin e diabetit.

Mjekët
“Personat e prekur nga hemorragjia cerebrale nuk kanë qenë në gjendje të marrin trajtimin e duhur mjekësor, pasi në shumë raste personeli mjekësor nuk ka dijeni rreth mënyrave të reja”

Dieta
Ulja e kolesterolit mund të reduktojë rrezikun për goditje në tru. Disa herë kolesteroli mund të kontrollohet nëpërmjet një diete dhe aktivitetit fizik


Sëmundjet e zemrës shkaktojnë gjysmën e vdekjeve në Shqipëri

Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve duke zënë vendin e  parë si shkak i të gjitha vdekjeve, ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare.  Në Shqipëri në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve ku 55% kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare (Raporti Shëndetësor Kombëtar, 2014).

Nëse do të shikonim rastet e vdekjeve, shohim se dy janë sëmundjet që shkaktojnë më shumë vdekje, sëmundjet e arterieve koronare apo sëmundjet ishemike të zemrës dhe goditja në tru (sëmundjet cerebrovaskulare).  Në mënyrë specifike, vdekshmëria nga sëmundjet ishemike e zemrës në Shqipëri është më e larta në rajonin e Evropës Juglindore (GBD, barra globale e sëmundjeve 2010).

Gjithashtu, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon i cili ka pësuar një rritje të nivelit të vdekshmërisë, nga sëmundja ishemike e zemrës dhe sëmundjet cerebrovaskulare gjatë dy dekadave te fundit 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane