GREQI-Policia greke ka sekuestruar mëngjesin e kësaj të diele në kufirin greko-shqiptar 321 kg marijuanë.
Operacioni i policisë helene është zhvilluar në zonën pyjore të Antartiko, Follorine. Trafikantët kanë transportuar lëndën narkotike nga liqeni i Prespës.
Si posedues i kësaj lënde narkotike ka rënë në prangat e policisë një 21-vjeçar shqiptar.
Sakaq 2 persona të tjetër janë pikasur nga policia teksa kalonin kufirin të ngarkuar me 4 mushka me çanta.
Pas ndjekjes së policisë, këta 2 persona kanë braktisur lëndën narkotike dhe i kanë shpëtuar arrestimit, kjo për shkak edhe kushteve të vështira të motit me shi dhe mjergull.
Mediat greke shkruajnë se lënda narkotike është transportuar në Greqi nga Shqipëria.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com