Një tjetër media e huaj radhit Shqipërinë mes destinacioneve më të preferuar, ku europianët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore këtë vit. Zbulimi i Shqipërisë si një atraksion turistik nga ”Huffington Post”, vjen pas një hulumtimi që media e huaj ka bërë tek blogerët më të rëndësishëm europian të udhëtimeve.
Nga kjo ka rezultuar se Shqipëria renditet mes vendeve si Spanja, Indonezia, Suedia, Italia etj, si destinacion europian për të pushuar këtë verë.
Ballkani
Në vitet e fundit, kam parë gjithnjë e më shumë njerëz që janë të interesuar në vende si Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria . Unë mendoj se është një zhvillim i natyrshëm që kur Spanja dhe Italia janë të populluara shumë në verë dhe jo të gjitha plazhet janë aq të pastra si dikur.
Në tre verat e fundit , kam gjetur disa vende të reja të preferuara si Shqipëria për shembull, e cila është pak e ngjashme me Greqinë, por shumë më pak e hulumtuar dhe më e lirë. Më pëlqen vërtet Ksamili në pjesën jugore të Shqipërisë. Nëse doni të përjetoni rërë të bardhë dhe me ujë të kulluar kristal të qartë si në Karaibe, atëherë Ksamili është gjëja më e mirë në Europë./ata
Veronika Primm, blogere udhëtimesh në Travel Geekery
Ne Ksamil qesh vjet, nje nder vendet me te shkaterruara te Shqiperise,si me qene ne nje vend luftet, asnje trotuar, asnje gjelberim, asnje aktivitet pas plazhit, hotele pa asnje shije, per te shkuar ne Sarande e Butrint ke nje autobus ne ore, plazhet e shkaterruara, gatimi skandaloz, pjesa ku nuk ka nderhyr shqiptari shume bukur, shpresoj qe ndonjekush te vej dore
Përgjigju