Vermoshi një perlë për t'u vizituar, Rama i jep medalje 4 investitorëve: Vlerësimi si për forcat e kërkim-shpëtimit pas tërmetit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama vlerësoi këtë dielë 4 banorë të zonës me medaljen e posaçme të kryeministrit për transformimin e Vermoshit në një pikë turistike të Veriut.

Duke folur nga Vermoshi, Rama tha se këto medalje u janë dhënë vetëm ekipeve të kërkim-shpëtimit të cilët punuan për nxjerrjen nga rrënojat të personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nike Kulla, Pllumb Demaj, Dodë Lucaj e Niko Maraçaj kanë investuar për transformimin e disa godinave të vjetra në bujtina me të gjitha kushtet dhe standartet e destinacioneve europiane.

Kryeministri gjithashtu deklaroi se Vermoshi është kthyer në një destinacion i preferuar turistik për shqiptarët dhe nuk ka asnjë ndryshim

"Jam i kënaqur nga ky investim. Nuk e besova që ishte reale. Mu duk sikur po bënin shaka. Mora Toninin dhe i çova foto dhe më tha që projekti ishte i vërtetë. Të them të drejtën shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen që keni bërë një investim i cili është një shembull i jashtëzakonshëm i vizionit për të parë larg. Vizion për respektin e traditës për të kthyer një objekt të cilat janë bashkëkohore por mishërojnë traditën. E gjithë zona malore e Shqipërisë ku turizmi ka nisur të marrë frymë por do zhvillohet gjithmonë e më shumë. Është një shembull kuptimplotë dhe për ne dhe qeverisjen vendore. Më vjen mirë që më jepet kjo mundësi që tiu jap vlerësim. Këtu janë bërë dhe investime të tjera në kohët e fundit. Ju keni vendosur një gurë të rëndësishëm themeli për një vizion tjetër. Nuk ka asnjë ndryshim nga destinacionet më të famshme malore në Europë. Për këtë arsye kam ardhur sot që të shoh këtë mrekulli dhe tiu jap një simbol modest që është një medalje për merita të veçanta që e kemi dhënë vetëm njëherë për forcat e kërkim-shpëtimit që erdhën në Shqipëri menjëherë pas tragjedisë të 26 nëntorit të shkuar. E meritoni plotësisht dhe ju jam shumë mirënjohës që më dhatë këtë mundësi" - tha Rama.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besnik: 01/11/2020 19:40

    Semundje ngjitese kjo e dekoratave

    Përgjigju
  • sapa: 01/11/2020 16:21

    28 mije kuadratkm te korruptuara dhe ky mendon se me disa turista u be shteti.Ne nje kohe qe shqiptaret te bindur se ky vend ka pjerdhur ikin nga syte kembet te grabitur nga klika korruptive e instaluar prej 30 vitesh!

    Përgjigju
  • LORA: 01/11/2020 16:02

    Shume bukur,, do e vizitoj. Respekt per duar dhe mendje-artet e ketij standarti te konkurueshem europian. Pacin bereqetin qe meritojne.

    Përgjigju
  • meri: 01/11/2020 14:24

    Ja,kush e do token ku ka lindur,i dhimset ç'do gje qe e rrethon,dhe ben te pamunderen per ta ruajtur,ashtu siç i'a kan len para-ardhsit.Bravo.....,keni ber diçka te mire per vete tuaj por....,jeni duke ndihmuar eshte bashkqytetaret tuaj,te cilet do te shesin prodhit e tyre.

    Përgjigju
  • Tutu: 01/11/2020 14:23

    Dha medaljet dhe iku me helikopter ushtarak... zogoria e qenve qe e shoqeronin u turren me makina me fenelina se nuk pati gje me hanger

    Përgjigju
  • kastro: 01/11/2020 14:22

    Ata burra kane ba nje mrekulli,qe duhet vlersu,kurse qeveria ne shenje simbolike i nderoi per inisiativen dhe perlen e re qe fitoi zona.Kush asht shqiptar,duhet te ndihet mire.Me suksese!

    Përgjigju
  • A. N.: 01/11/2020 13:57

    Eshte ne gare me presidentin se kush jep me shume dekorata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë