Pret të bëhet baba për herë të tretë, Ledion Liço tregon ‘ëndrrën’ e tij kur të vijë vajza në jetë

Pret të bëhet baba për herë të tretë, Ledion Liço tregon ‘ëndrrën’ e tij kur të vijë vajza në jetë

Ledion Liço dhe Sara Hoxha

Ledion Liço ka filluar që tani të projektojë veten si një baba i një vajze. Pak ditë më parë, Sara Hoxha njoftoi se do të bëheshin prindër për herë të tretë. Ai thotë se gjithnjë e kanë dashur që të kishin një familje të madhe, ndonëse nuk e kanë pritur kaq shpejt.

Ai shprehet se marrëdhënia mes babait dhe një vajze është shumë e fortë dhe thotë se ëndërron  shumë që e tillë të jetë edhe raporti i tyre.

“Si parim donim një familje të madhe, të dy vijmë nga familje të mëdha me shumë fëmijë. Donim një familje të madhe, me mendjen tonë nuk e donim kaq shpejt fëmijën e tretë, mirëpo ashtu erdhën gjërat. Ishte gëzim shumë i madh kur morëm vesh se do të bëheshim edhe me një fëmijë tjetër. Unë kam dashur gjithmonë vajza. Sigurisht, kam qenë shumë i lumtur me djemtë, por është edhe kjo lidhja që krijohet mes vajzës dhe babait. Miqtë e mi në përgjithësi kanë vajza dhe shikoja lidhjen e tyre me vajzat dhe isha i mrekulluar. London dhe Roman janë shumë të lidhur dhe shumë të dashur me të dy. Unë bëhem tapet për ta, mirëpo sa vjen mami në derë me mua ‘lajnë duart’. Uroj që vajza të jetë skuadër me mua. Një nga komentet thoshte ‘e vetmja familje shqiptare që gëzon për një gocë’. Ne gëzuam sikur të ishte realisht diçka që e kishim pritur”, tha Liço i ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan