Pretendimet e Izraelit: Hamasi kishte rreth 30 mijë luftëtarë në Gaza para luftës

Pretendimet e Izraelit: Hamasi kishte rreth 30 mijë luftëtarë në Gaza para luftës

Ushtarët e Hamasit

1700942534_84.jpg

Ushtarët e Hamasit

Izraeli beson se Hamasi kishte rreth 30 mijë luftëtarë në Gaza përpara se të fillonte lufta më 7 tetor.  Luftëtarët u ndanë në pesë brigada, 24 batalione dhe afërsisht 140 kompani, thanë Forcat e Mbrojtjes izraelite për CNN, secila me aftësi duke përfshirë raketa antitank, snajperë dhe inxhinierë, si dhe grupe raketash dhe mortajash.

Këshilltari i sigurisë kombëtare i Izraelit Tzachi Hanegbi vlerësoi të shtunën se të paktën 7,000 nga njerëzit e vrarë në Gaza që nga 7 tetori ishin terroristë të Hamasit.

Hangebi shtoi se ai nuk mendonte se udhëheqja e Hamasit kishte pritur shtrirjen e përgjigjes së Izraelit ndaj sulmit kundër Izraelit jugor më 7 tetor, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz. 

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha të shtunën se 17,700 njerëz ishin vrarë në territor që nga 7 tetori.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB sulmon Izraelin: Gjysma e popullsisë po vdes nga uria në Gaza! Hamasi: Asnjë peng s'do lirohet pa negociata! Netanyahu: Mos vdisni për Sinwar


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim