Prezantim i denjë për një yll futbolli, Inter publikon videon e Asllanit! Shqiptari si ‘top player’

Zyrtarizimi i Kristjan Asllanit te Inter ka ardhur prej ditësh, por klubi zikaltër prezantoi sot me një video spektakolare të denjë për një ‘yll’ futbolli djaloshin shqiptar, i cili erdhi nga Empoli.

“Të lëvizësh gjithnjë, të mos ndalosh kurrë. Nga një shtëpi, në një shtëpi tjetër. Në fushë dhe jashtë sajë, gjithnjë. Pa u lodhur, duke përshkruar kilometra e kilometra, me topin në këmbë dhe kokë, vetëm kështu mund të ngjitem gjithnjë e më lart. Jam Kristjan, jam Inter,”- ishin fjalët e Asllanit në video.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare kaloi nga Empoli te Interi me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për shifrën e 14 milionë eurove dhe duke firmosur një kontratë 5-vjeçare me zikaltërit nga Milano.

Në sezonin e fundit me fanellën e Empolit në Serinë A, Kristjan Asllani u aktivizua gjithsej në 23 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kreut të SPAK, ish-ministri i Metës: Altin Dumani s’ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin

Akuzat ndaj kreut të SPAK, ish-ministri i Metës: Altin Dumani s’ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin