Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, eurodeputeti Thomas Waitz tha se pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri është një aspekt ku janë parë rezultate konkrete, të mishëruara kryesisht nga SPAK. 

"Pavarësia e gjyqësorit është pikë kyçe dhe avancimi duhet të vijojë. Jo vetëm legjislacioni por edhe implementim i mirë.  Fakti që SPAK ka pasur kapacitetin që të arrestojë zyrtarë të nivelit të lartë tregon se kanë kapacitet dhe kjo është një shenjë shumë e mirë.  Na duhet të shohim më shumë gjithëpërfshirje, sidomos të shoqërisë civile",- tha Waitz gjatë prezantimit të draft-raportit për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.


Lajmi kryesor:

Komisioni i Jashtëm i PE për Shqipërinë/ McCallister: Mbështesim progresin, protestat e dhunshme të papranueshme! Eurodeputeti: Hetimet ndaj Ballukut mos të cenohen, Kuvendi të ‘flasë’ për imunitetin