Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputeti Marco Tarquinio, ngriti shqetësimin për numrin e lartë të të paraburgosurve në vendin tonë. 

Tarquinio shprehu vlerësimin e tij për propozimin e kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të heqë dorë nga nga e drejta e vetos në BE, si nga Komisioneri, që procesi i integrimit të ecë përpara.

"Tek polarizimi politik inbsistojmë sepse është shumë shqetësues, në një vend ku opinioni publik ka një impaktësi për integrimin evropian.  Respektimi i minoriteteve ka një avancim shumë të mirë.  Edhe reforma elektorale ka nisur, ka një bashkëpunim, me një komision që tashmë ka filluar punën, sigurisht me vështirësitë që i imagjinoni.  Edhe reforma territoriale është shumë e rëndësishme, është në vijim, që do të prekë edhe qeverisjen vendore. Dua të ndalem te një problem tjetër: Vendi ka gati 60% të njerëzve në burg të paraburgosur, pra pa një vendim të formës së prerë. Një shifër shumë e madhe.  Çështje janë nisur edhe për ish Presidentin, kryetari i bashkisë Tiranës, apo edhe në hetim lideri i opozitës Berisha. Pra vendi është në një moment të rëndësishëm dhe delikat dhe duhet të dimë t’i ndihmojmë për një proces që t’i shpejtojë të gjithë elementët. Pika e fundit për lëvizjen spektakolare të Kryeministrit Rama që ka vënë në dispozicion që Shqipëria të heqë dorë si nga e drejta e vetos, si nga Komisioneri, që procesi të ecë përpara, është një moment që na mëson për bujarinë që duhet për të ndihmuar proceset, që na shërben edhe ne të gjithëve",- tha Tarquinio gjatë prezantimit të draft-raportit për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.


Lajmi kryesor:

PE diskuton për Shqipërinë/ McCallister: Protestat e dhunshme të papranueshme! Eurodeputeti: Hetimet ndaj Ballukut të mos cenohen, Kuvendi të ‘flasë’ për imunitetin