Komisioni parlamentar i Sigurisë miratoi projektbuxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili për vitin 2015 do të jetë 19.5 miliard lekë, ose rreth 14.7 % më shumë se plani fillestar i vitit 2014. Prezantimi i projektbuxhetit nga Ministri Saimir Tahiri para deputetëve të Komisionit:
Siç të gjithë e dimë kemi trashëguar një Polici, e cila jo vetëm për nga pagesa por edhe për nga infrastruktura dhe zhvillimi teknologjik është ndër më të varfrat në rajon dhe në Europë, por njëkohësisht edhe me sfida shumë të mëdha përsa i përket luftës kundër kriminalitetit, respektimit të ligjit në mënyrë të barabartë nga të gjithë qytetarët dhe luftën kundër korrupsionit.
Buxheti i këtij viti dhe gjithashtu buxheti i vitit pasardhës i përgjigjet prioriteteve të qeverisë edhe në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të forcuar dhe për të pasur rezultate konkrete dhe të forta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Me buxhetin e këtij viti në Ministrinë e Punëve të Brendshme arritëm të përmbyllnim paketën ligjore që reformon tërësisht sektorin e sigurisë dhe ju e dini, sepse çdo ligj ka kaluar në këtë Komision.
Unë besoj kemi arritur të bëjmë kuadrin ligjor më modern në sektorin e sigurisë dhe në më të rëndësishmit natyrisht mbetet ligji për Policinë e Shtetit që është edhe shtylla kurrizore e funksionimit të Policisë së Shtetit, i cili ngarkon edhe me barrë buxhetin e vitit që vjen për zbatimin e këtij ligji dhe veçanërisht në mënyrë specifike Byronë Kombëtare të Hetimit, si një institucion ose si një njësi, që pritet t’i japi një ritëm tjetër luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit si fenomen lidhur me të.
Kemi arritur brenda këtij viti të kthejmë përmbys në mënyrë të drejtë Piramidën hirearkike në Policinë e Shtetit duke u përpjekur që shërbimin policor ta shtrijmë në bazë më afër qytetarit dhe më afër konfliktit në mënyrë që shërbimi policor ndaj qytetarit të jetë efiçent, me mentalitet partneriteti me publikun dhe jo i konceptuar si mekanizëm represiv dhe mbi të gjitha i shpejtë në kohë dhe brenda standarteve të komunikimit etik me qytetarët.
Këtë vit falë ndihmës që qeveria dhe parlamenti i dhanë Ministrisë së Punëve të Brendshme rritëm me 25% pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Kjo kishte vite që nuk ndodhte duke hedhur nje hap të rëndësishëm në këtë mënyrë, drejt trajtimit financiar të punonjësve të policicë pas shumë viteve rrënim dhe keqtrajtim financiar duke i detyruar që të përballeshin me presionin korruptiv nga njëra anë dhe nga ana tjetër me lluksin e kriminalitetit.
Sigurisht që unë e kam thënë edhe në këtë kohë vjet se rritja e pagave me 25% nuk zgjidhte gjithçka, por ishte një hap i vendosur për të zgjidhur shumëçka lidhur me kapacitet e punonjësve të Policisë së Shtetit për luftën kundër krimit dhe mbajtjen larg nga praktikat apo tendencat korruptive.
Në periudhën kohore deri tani janë arrestuar, ndaluar shoqëruar nga Policia e Shtetit 9821 persona, janë trajtuar 63.535 konflikte ndërmjet qytetarëve, janë sekuestruar 1.175 armë të paligjshme, dhe 301.383 municion i paligjshëm, janë 536.611 mjedise të kontrolluara.
Ky është volum i punës së Policisë, për të mos folur pastaj për aktivitete të tjera masive qe Policia ka detyrë funksionale ruajtje e rendit publik dhe gjithashtu jane ulur vrasjet me rreth 22%, plagosjet e rënda me 11%, vjedhjet me armë rreth 50%, vjedhjet me pasojë vdekjen 67% dhe aksidentet me humbje jete 20%.
Ndërkohë që kemi arritur që brenda këtij viti ta nxjerrim Shqipërinë nga harta e zezë e origjinës përsa i përket trafikut të lëndëve narkotike. Kjo është një arritje shumë e madhe për vendin dhe për qytetarët, njëkohësisht edhe për partnerët tanë ndërkombëtar të cilët, njëzëri e kanë përkrahur betejën e Policisë së Shtetit kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Marijuanë e sekuestruar është 371% më shumë, bimë kanabis e asgjësuar është 500% më shumë, kokainë e sekuestruar është 604% më shumë. Ndërkohë që lufta e Policisë së Shtetit në kuadër të krimit ekonomik dhe korrupsionit ka njohur një tjetër dimension, veprat penale në fushën e krimit ekonomik janë rritur me 76% , ndërkohë që personat e arrestuar për vepra penale në fushën e korrupsionit janë rritur me 83%.
Ja u lexova këto për t’ju thënë juve dhe publikut që në Ministrinë e Brendshme jemi përpjekur ta shfrytëzojmë kapacitetin financiar të buxhetit për të rritur Rezultatet e Policisë së Shtetit dhe për të dhënë një shërbim tjetër cilësor ndaj qytetarëve duke ndërtuar në polici, modelin modern të policimit së bashku me qytetarët dhe për qytetarët.
Buxheti për vitin 2015 njeh rritje në Policinë e shtetit dhe për Ministrinë e Brendshme në tërësi, shifrat u lexuan, por ky buxhet na lejon mbi të gjitha
vazhdimin dhe thellimin e reformës në sektorin e sigurisë dhe veçanërisht në Policinë e Shtetit, kryesisht bazuar në detyrimet që rrjedhin si pasojë e zbatimit të ri të ligjit në Policinë e Shtetit, duke përcaktuar kriteret dhe parimet për të organizuar Policinë në bazë të popullsisë dhe duke ndërtuar një piramidë të shëndoshë që shërbimin e Policisë e çon tek qytetarët.
Ne kemi shprehur shumë herë edhe përpara jush shqetësimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë për numrin e punonjësve të policisë, i cili nuk i përputhet kërkund dimensionit kriminal në shoqëri, nuk i përputhet ligjeve demografike, nuk i përputhet volumit të konflikteve në shoqëri, ashtu siç nuk i përputhet volumit të veprave penale që ndodhin për numër popullsie.
Ndaj është e domosdoshme dhe në këtë rast qeveria ka paraqitur pranë Kuvendit, rritjen e numrit të punonjësve të Policisë së Shtetit me 1087 punonjës.
Kjo sigurisht do të shtojë përmasën e shërbimit të punonjësit të Policisë së Shtetit në tërësi për qytetarët, na lejon ne t’u përgjigjemi qytetarëve më mirë dhe më shpejt dhe ndërkohë lejon Policinë e Shtetit të përballojë sfidat të cilat nuk janë të vogla sa i takon luftës kundër veprave penale në tërësi dhe kriminalitetit të organizuar në veçanti.
Buxheti i ri hedh një hap deciziv për investimet në infrastrukturë dhe teknologji në Policinë e Shtetit.
Më te marrë detyrën kemi nisur një vlerësim të përgjithshëm të kapaciteteve infrastrukturore dhe teknologjike të Policisë së Shtetit bashkë me partnerët ndërkombëtarë. Raport i cili ka përfunduar para pak kohësh, është bërë publik dhe i cili tregon në cilën gjendje të mjerueshme janë kushtet, kemi gjetur kushtet e Policisë së Shtetit. Kushte të cilat cënojnë në themel kapacitetin tonë për të luftuar krimin. Dhe një polici e varfër e ka shumë të vështirë të luftojë kriminalitetin që në këto vite është superpasuruar nëpërmjet veprimtarisë kriminale dhe ka shumë mundësi financiare për të zhvilluar veprimtari kriminale për sa kohë Policia ka kushte të mjerueshme.
Kemi filluar që këtë vit me përmirësimin e kushteve të infrastrukturës dhe teknologjisë në Policinë e Shtetit, kjo nga mjetet, nga pajisjet personale të punonjësve të Policisë, te mjetet teknologjike siç janë kamera dhe mjete të tjera monitoruese të cilat shërbejnë, nga njëra anë për të luftuar korrupsionin brenda Policisë së Shtetit dhe nga ana tjetër për të garantuar qytetarët mbi sjelljen e
punonjësve të Policisë, mbi praktikat potenciale korruptive të punonjësve të policisë apo sjelljen e gabuar ose sjelljen e keqe, duke garantuar kështu të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Kemi filluar një proces tërësor të krijimit të zyrave unike të shërbimit në Policinë e Shtetit, për të krijuar perceptimin e duhur tek qytetarët për Policinë e Shtetit si shërbim, ndaj qytetarëve, duke eliminuar burokracinë, duke eliminuar praktikat korruptive dhe duke krijuar mundësinë që qytetarët të marrin një shërbim cilësor dhe modern pranë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në tërësi.
Dhe gjithashtu nga janari nis zbatimi i projektit për komisariatin dixhital duke krijuar hapësirën e nevojshme për akses të lehtë dhe të shpejtë të qytetarëve pranë shërbimeve të Policisë, jo vetëm për shërbimet administrative që jep policia, por edhe për shërbimet policore. Duke filluar me këtë shërbim në zyrat e shërbimit unik pranë drejtorive dhe komisariateve të policisë por duke shkuar deri tek telefoni i çdo qytetari apo kompjuteri i shtëpisë dhe i zyrës prej nga ku mund të aksesohet, porta e komisariatit dixhital dhe mund të marrësh shërbimet qofshin këto administrative, apo qofshin policore për denoncim, për kallëzim, për informacion lidhur me policinë e kështu me radhë, duke u munduar që policinë ta bëjmë një mik të qytetarëve dhe duke e bërë një mik të qytetarëve të ndershëm, sigurisht e kemi bërë një mjet represiv ndaj atyre që kapërcejnë kufijtë e ligjit apo shkelin ligjin. Gjithashtu buxheti i vitit të ardhshëm na lejon të përfundojmë disa projekte themelore për ndërtimin e kapaciteteve infrastrukturore të Policisë së Shtetit dhe kryesisht mjete për Forcat Speciale, Repartin RENEA dhe FNSH.
Gjendja është skandaloze, pavarësisht volumit të punës me të cilën përballen kryesisht FNSH dhe Reparti RENEA, detyrave konkrete që kanë, përmasën e rrezikut dhe punën që bëjnë. Ndërkohë është një investim që ka filluar dhe që me buxhetin e vitit që vjen, fatmirësisht mbyllet, duke krijuar kapacitet infrastrukturore moderne për të dy këto trupa.
Mbetet objektiv themelor reformimi dhe mbështetja financiare për regjistrin e Gjendjes Civile, Rregjistrin Kombëtar të Adresave, siç mbetet objektiv madhor i shtetit shqiptar, shkrirja e dy regjistrave, në një të vetëm.
Pra regjistri i gjendjes civile me regjistrin e adresave duhen shkrirë në një të vetëm, mënyra më e mirë për të pasur përfundimisht “llogari”, për ‘kush banon, ku’, cila është përmasa e zhvillimit demografik të popullsisë në vend. Sigurisht i
jep një zgjidhje definitive listës së zgjedhësve, që është element kyç për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe demoratike.
Por natyrisht jep një zgjidhje definitive edhe evazionit fiskal apo mashtrimit me pasuritë personale të shtetasve dhe sipërmarrësve. Duke na dhënë mundësinë që të kemi një pasqyrë të plotë të pasurive, të lidhura sigurisht me persona.
Eshtë objektiv madhor lidhja e të dy regjistrave, pra edhe mbështetja financiare, dhe lidhja e të dy regjistrave dhe shkrirja e të dy regjistrave në një regjistër të adresave dhe regjistër të gjendjes civile. Jemi duke punuar ngushtësisht me partnerët, pasi është një gjë që meriton vëmendje maksimale dhe mbi të gjitha njohuri specifike në këtë fushë, por ky objektiv ka gjetur edhe reflektim në buxhetin e shtetit.
Buxheti i vitit 2015 garanton mbështetje financiare për funksionimin normal të strukturave të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, shërbimit të Gjendjes Civile, shërbimit të Emergjencës Civile si edhe strukturave të tjera në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com