Futbollisti i kombëtares Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i Interit. Klubi zikaltër e ka prezantuar në një mënyrë të veçantë 20-vjeçarin në bashkpunim me Romelu Lukakun, edhe ky i sapo blerë në merkato. Teksa flet me presidentin e Inter Zhang sulmuesi belg thotë: “Kam folur me këtë djalin Asllani. Më pëlqen mentaliteti i tij. Është 20 vjeç por kur flet duket 27.”
Inter e bleu Asllanin nga Empoli për 16 milionë euro në total plus huazimin e një lojtari, ndërsa me zikaltërit shqiptari do fitojë 1 milionë euro në sezon.
Komento