TIRANE - Dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi janë prezantuar në mbledhjen e sotme të KLD-së. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u ka uruar suksese anëtarëve të rinj, duke u shprehur se kontributi i tyre në drejtësi do të jetë shumë i rëndësishëm.
“Urime dhe suksese. Jam i bindur që kontributi juaj do të jetë i çmuar për Këshillin në aspektin profesional por edhe të prokupimit tuaj. Ky Këshill i Lartë i Drejtësisë ka një mision shumë të rëndësishëm, ka objektiva konkrete. Jam i bindur që kontributi juaj do të jetë shumë i rëndësishëm, urime dhe suksese”, u shpreh Nishani.
Nga ana e tij, anëtari i ri i KLD-së, Artan Broci ka shprehur falenderimin që votimin dhe njëkohësisht angazhimin e tij për dhënine e kontributit në rritjen e vlerave të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
“Duhet tiu falenderoj për votën që më dhatë. Do të jem zëri i tyre për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e tyre. Besoj se me votën timë do të jap kontributin modest në rritjen e vlerave të këtij Këshilli. Ju falenderoj për fjalët e mira dhe votimin”, tha Broci.
Kurse anëtari tjetër Astrit Haxhialushi u zotua se do të kontribuojë që KLD të ecë përparë në rrugën e drejtësisë.
“Faleminderit që na dhatë votimin. Njësoj si kolegu im Borci unë do të përfaqësoj interesat e gjyqtarëve. Do të kontribuoj që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të ecë përpara. Besoj se do të jem në krahun e duhur që të ecim përpara në rrugën e drejtë të drejtësisë”, theksoi Haxhialushi.
Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Tiranë Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi u zgjodhën më 14 dhjetor si anëtarët e rinj të KLD-së, gjatë zhvillimit të votimit në Konferencën Gjyqësore Kombëtare.
Artan Broci, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, mori 201 vota, ndërsa Haxhialushi pas një rivotimi mori 200 votat e mjaftueshme për të qenë anëtar i KLD-së. Anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë zëvendësojnë dy gjyqtarët, të cilëve u mbaroi mandati, Dhurata Haveri dhe Shkëlqim Miri.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nishani: Të rikthehet besimi te drejtësia