TIRANË - Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në Kuvend është mbledhur sot për herë të parë pa praninë e opozitës. Ky komision drejtohet nga deputeti socialist, Eduard Shalsi dhe sot në rendin e ditës kishte dëgjimin e dy kandidaturave për kryetarë të ERE.

Në fjalën e hapjes, kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi ka shprehur keqardhjen për mungesën e opozitës në mbledhjen e parë. Angazhohem për paanësi, gjë që s’ka ndodhur me mazhorancën e dikurshme”, ka deklaruar Shalsi.

Gjatë mbledhjes së komisionit janë, prezantuar dy kandidatët për kreun e ERE-s, Agim Nashi dhe Petrit Ahmeti. Në fund, kryetari Eduard Shalsi tha se, kandidaturat i plotësojnë kriteret dhe këto do i paraqiten Kuvendit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)