TIRANE - Me risitë teknologjike me të cilat po përballen çdo ditë individët dhe shoqëria ka lindur nevoja edhe për mbrojtjen e të dhënave personale të cilat ekspozohen në rrjetet sociale por jo vetëm.

Pikërisht për këtë arsye, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi organizoi sot një tryezë të përbashkët për prezantimin e aplikacionit të ri “Cloud Computing” i cili synon të mbrojë të dhënat e çdokujt që ka akses në rrjetet sociale.

Në fjalën e tij Dervishi tha se mbrojtja e të dhënave mund të arrihet vetëm në sajë të teknologjisë së informacionit
 
Ndërkohë Pjerina Gaxha, drejtore e Drejtorisë për Mbrojtjen e të dhënave personale sqaroi se aplikacioni Cloud Computering është një aplikacion që e përdorin të gjithë por pa e ditur rëndësinë që ai ka.
 
Po ashtu Gaxha tha se nuk ka të dhëna se sa është numri ekzakt i përdoruesve të këtij aplikacioni por se ky program po përdoret masivisht
 
Edhe njëherë Kom,isioneri për mbrojtjen e të dhënave personale bëri thirrje që të gjithë të jenë të kujdesshëm kur japin të dhënat e tyre në rrjetet sociale.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)