Reali i Madridit ka prezantuar trajnerin e ri, Carlo Anceloti, i cili do të drejtojë ekipin 9 herë kampion të Evropës dhe fitues të shumë trofeve në Spanjë. Presidenti Perez dhe Zinedine Zidane kanë prezantuar teknikun italian në praninë e interesit të madh të shumë mediave.

Në fjalën e tij, Anceloti ka deklaruar se qëllimi i tij është ndërtimi i një ekipi spektakolar që të prodhojë sa më shumë lojë dhe gola për të kënaqur tifozët e Realit në të gjithë botën. ‘ Jam i kënaqur dhe i vlerësuar që firmosa me Realin është një ekip që vështirë ta refuzoje.

Do të jap maksimumin për të ndërtuar një super ekip për të fituar gjithcka. Barcelona është një nga ekipet më të mira në botë, por besoj që do ta konkurrojmë.

Ndërsa Casillas është një kapiten legjendar që ka fituar gjithcka në futboll, por për të luajtur ka një rregull që duhet të jesh në formë të mirë. Murinjon e vlerësoj si një teknik të aftë, ndërsa Isco është një futbollist që mund të luajë në cdo ekip të madh” shprehet Anceloti.

Ndërsa për Kaka’, dëshirën e vjetër të italianit që e ka kërkuar kudo që ka qenë si trajner, Anceloti deklaron se’ do të shoh gjendjen e tij dhe më pas do të vendos se si do të procedoj nëse do të qëndrojë apo jo në Madrid” deklaron trajneri më i ri i Realit.


d.b/shqiptarja.com