Sulmuesi Mario Baloteli është prezantuar me fanellën e ekipit të Milanit gjatë një konference për mediat në praninë e administratorit Adriano Galiani.

Baloteli do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 45 me ngjyrat kuqezi.

Në konferencën e parë si kuqezi Baloteli ka lëshuar shashkën e parë duke deklaruar se nëse do ti shënonte Interit në derbi do të festonte.

"Nëse do ti shënoj Interit do të festoj sepse me tifozët zikaltër i kam mbyllur marrëdhëniet pasi u largova.

Ndërsa të veshësh fanellën e ekipit të Milanit është një nder për mua.

Kisha shumë kohë që kisha menduar që të luaja me këtë ekip dhe më në fund ëndrra mu realizua" përfundon Baloteli.


(d.b/shqiptarja.com)