Ministria e Arsimit dhe Sportit ka prezantuar draftin paraprak të Strategjisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Inovacionit, për vitet 2023-2030.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në fillim të prezantimit ka nënvizuar disa nga qëllimet prioritare të kësaj strategjie. Një nga këto prioritete është rritja graduale e buxhetit për kërkimin shkencor dhe inovacionin deri në vitin 2030 në 1% të Produktit të Brendshëm Bruto, duke përfshirë edhe kontributin e të gjithë aktorëve, sektori i biznesit, arsimi i lartë privat, organizatat jofitimprurëse, ministritë e ndryshme dhe bashkitë.
Një tjetër prioritet është edhe rritja e pjesëmarrjes së institucioneve që merren me kërkime shkencore, në programet kuadër të BE-së, si Horizon Europe, etj.
Krijimi i një mjedisi që lehtëson dhe nxit ndërveprimin dhe projekte të përbashkëta mes institucioneve kërkimore dhe komunitetit të biznesit është sërish në fokus kryesor të kësaj strategjie.
Ndërkohë, edhe përmirësimi i kapaciteteve të kërkuesve shkencor dhe krijimi i rrjetit të tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë, për rritjen e performancës në programet kombëtare dhe ndërkombëtare, është një nga elementet thelbësore të strategjisë, ashtu sikur se edhe zhvillimi i kapaciteteve infrastrukturore të kërkimit shkencor, krijimi i mjediseve të përshtatshme kërkimore, laboratorëve dhe infrastrukturave kërkimore.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi falënderoi të gjitha institucionet që u përfshinë në hartimin e këtij drafti, i cili tashmë është në konsultim publik dhe për të cilin presim sugjerime konkrete që ndihmojnë në përmirësimin e tij.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
59.1%
-
E gabuar
33.2%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 5033
Lajme të tjera
-
Nesër provimi i parë i Maturës, Ministrja Kushi uron maturantët: Kemi marrë masat me ekipet tona për mbarëvajtjen e procesit
31 Maj, 14:16
-
Qeveria transferon Studimet Albanalogjike në Akademinë e Shkencave! ASA nuk funksiononte, gjetëm shkelje ligjore! Senati i institucionit: Vendim politik
31 Maj, 11:43
-
Kushi në panairin ‘Art, Zeje dhe Sport’ në Lezhë: E surprizuar nga talenti i nxënësve
29 Maj, 16:17
-
‘Shkrirja’ e ASA-s antiligjore?! Rektori Përzhita për Report Tv: S’na pyetën, rrezikohen punonjësit! Prodhimin tonë, Akademia e Shkencave e bën veç në ëndrra!
27 Maj, 18:30
-
Më 1 qershor provimi i parë i maturës, ‘ngujohen’ mësuesit, dalin pas zhvillimit të testit të gjuhës së huaj
27 Maj, 17:59
-
Ministrja Kushi në kuvend: Tashmë Shqipëria ngjitet në një nivel tjetër pagash dinjitoze për mësuesit dhe pedagogët
25 Maj, 15:56
-
Gjimnazi 'Havzi Nela' në Kukës, Kushi: Një tjetër institucion i dijes i transformuar në infrastrukturë moderne e bashkëkohore
24 Maj, 20:08
-
Vdekja e 15 vjeçarit pas sherrit mes adoleshentëve në Gramsh, Kushi: Tronditëse! Institucionet dhe familja të bashkëpunojnë për të luftuar fenomenet negative
16 Maj, 16:46
-
Shqipëria mbështet kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
16 Maj, 13:26
-
Zgjedhjet, Ministria e Arsimit: 52 shkolla do të jenë Vend Numërim Votash, s'do të cenohet procesi mësimor! Në disa do zhvillohet pasdite ose do zëvendësohet
12 Maj, 16:12
-
Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, Kushi: Presim ndërtimin e stadiumeve! Duka: Aplikim për një tjetër ngjarje evropiane
12 Maj, 11:46
-
Siguria rrugore futet kurrikul në arsimin parauniversitar! Kushi: E nevojshme për edukimin e nxënësve, do kenë edhe praktikë
8 Maj, 09:39