Prezantohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare, Misha: Hyrja në institucion është depresive, do i rikthejmë prestigjin (VIDEO)

Teksa ka kaluar një muaj nga emërimit në detyrë i drejtorit të ri të Bibliotekës Kombëtare, Piro Mishës, nga këshilli i Ministrave, ministrja e kulturës, Elva Margariti bëri një prezantim të tij për punonjësit e këtij institucioni edhe në prani të ish-drejtoreshës Persida Asllani. Gjatë këtij prezantimi teksa u shpalosën disa nga pikat kryesore të vizionit dhe të prioriteteve, që drejtori i ri do të ketë gjatë këtij mandati, Misha shtoi se do t’i rikthejë Bibliotekës Kombëtare prestigjin e munguar.

“Është pak e vështirë që të punosh në shtet, kur je mësuar që për shumë vite të punosh në kushte të tjera. Ndonëse jam marrë gjithë jetën me librin, nuk kam qenë bibliotekar asnjëherë, por do mundohem që të rikthej prestigjin që ky institucion ka pasur”.

Më tej Misha e quaj të pavend, që hapësirat pranë tij të shfrytëzohen nga privatët, ndërsa hyrja e Bibliotekës është lënë në hije.

“Për mendimin tim është një institucion që i është rënë në qafë. Mjafton të hysh këtu, hyrja është depresive. Për mua është fyese që Biblioteka Kombëtare në hyrje shënohet me shkronja të vogla, ndërsa dera është akoma prej alumini, e komunizmit. Bibliotekat kudo në botë janë institucione ikonike në vendi, ndërsa këtu ideja ka qenë që mund të merren copa edhe t’i jepen ndonjë ambasade”.

Një tjetër sfidë për drejtorin e ri është edhe pasurimi i Fondit të Bibliotekës, veçmas me librat e rinj të huaj

“Mendoj se duhet që të përshtatesh me atë që kanë të tjerët, me më të mirën. Unë mendoj, që një nga sfidat për mua intelektualisht është plotësimi i koleksionit. Ka ndodhur një gjë, që kjo bibliotekë, që kur u krijua nga Mit’hat Frashëri, ishte e domosdoshme që çdo gjë e lidhur me Shqipërinë duhet që të ishte edhe këtu. Edhe në kohën e komunizmit bliheshin të gjithë librat që botoheshin jashtë, ndërsa tani mungojnë. Kjo mund të jetë jo vetëm çështje financiare, por edhe kontaktesh. Prandaj ka nevojë që shteti të ndihmojë më tepër”, vijon Misha.  

Ndërsa, ish-drejtoresha Persida Asllani edhe pse në ikje nga detyra, vuri theksin tek 100-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, prandaj duhet që t’i jepet rëndësia e duhur që institucioni të vijoi misionit që ka.

“Që në momentet e para që jemi takuar me ministren e Kulturës e kemi nisur me sinqeritetin dhe vizionin e duhur për të zhvilluar një proces të ri të ripërtëritjes, në radhë të parë strukturore të BK, ashtu edhe për ta vijuar jetën shumë të gjatë të BK. BK është gati në prag të 100-vjetorit të vet edhe është një peshë e jashtëzakonshme në misionin e madh që ka”, shprehet Asllani.

Ndërsa, ministrja e Kulturës teksa e konsideroi Bibliotekën Kombëtare një institucion të rëndësishëm për të gjithë vendin tonë,ndali edhe tek puna që qeveria po bën për ndërtimin e Bibliotekës së re Kombëtare.

“E kam thënë që një fillim që kjo godinë është një institucion i rëndësishëm për të gjithë vendin tonë, edhe është një përgjegjësi e madhe ajo që ka kaluar edhe pritshmëritë që ne kemi për të. Jemi në një proces, që mund të jetë vërtet i gjatë, por është një nga angazhimet kryesore të qeverisë vazhdimi edhe çuarja përpara e Bibliotekës Kombëtare. Pikë së pari duhet që të dakrotësohemi se cili do të jetë funksioni në të ardhmen se cili do jetë vizioni i kësaj godine. Nuk do të jetë një fazë e shkurtër, por një fazë e gjatë, pasi është e vështirë që të kalohet nga një godinë në një tjetër”, shprehet ndër të tjera Margariti.

Ndërsa, vet kryeministri i vendit Edi Rama para disa muajsh, premtoi që deri në fund të këtij mandati qeverisës themelet e Bibliotekës Kombëtare do t’i hap tek Garda e Republikës.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri