Prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës, ministri Hoxha: Duhet trupë elitare për të garantuar sigurinë e personaliteteve të larta

Prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës, ministri Hoxha: Duhet trupë elitare për të garantuar sigurinë e personaliteteve të larta

Ermal Onuzi

Tirane- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, Ermal Onuzin 

“Vizita ime e parë në Komandën e Gardës lidhet me një moment të rëndësishëm, me prezantimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, z. Ermal Onuzi, i cili u përzgjodh pas një procesi të hapur konkurrimi, me kandidatura të mira e profesionistë të fushës së sigurisë.  I urova zotit Onuzi suksese në detyrën e rëndësishme, duke besuar fort se do të çojë para punët e nisura, për ta kthyer këtë trupë, në elitare”, u shpreh Hoxha. 

 Ai theksoi në takimin me drejtuesit e lartë të Gardës, se si për çdo institucion tjetër, vijimi i reformimit është i domosdoshëm. 

“Kjo për ta bërë atë me eficiente në përmbushjen e misionit dhe detyrave për të garantuar sigurinë e personaliteteve të larta, të organeve të reja të drejtësisë, duke e shndërruar në një institucion modern e profesional. Shqipëria, ashtu si viti që lamë pas, do të presë në vijim forume politike të rëndësishme ndërkombëtare. Ndaj theksova se duhet angazhimi, që në bashkëpunim edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese të sigurohet mbarëvajtja e aktiviteteve”, nënvizoi ministri Hoxha. 

“Në përmbushje të misionit tim dhe vizionit për drejtimin e Ministrisë së Brendshme, me mbështetjen e Qeverisë dhe Kryeministrit Rama, do të bëj gjithçka me synimin që efektivët e Gardës së Republikës të jenë profesionistë të vërtetë, të dedikuar dhe të varur vetëm nga forca e ligjit”, u shpreh kreu i ministrisë së Brendshme. 

Ai falënderoi ish-Drejtorin e Gardës Gramos Sako, që për mbi 10 vite udhëhoqi procesin e transformimit dhe reformimit të Gardës, si dhe Drejtorin e Komanduar Sami Kuti, që drejtoi institucionin për disa muaj për punën e bërë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPTARI: 10/09/2024 15:10

    Jo po do të vihen me pahir ata të rrugës si bçëri S.B. në 1992 që karocierët i bëri gjenersl.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 10/09/2024 14:35

    Komandant garde qe i vjen turp te veshe uniformen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Kombëtarja kundër historisë, Gjeorgjia më shumë fitore me Shqipërinë! Dilema për formacionin

Liga e Kombeve/ Kombëtarja kundër historisë, Gjeorgjia më shumë fitore me Shqipërinë! Dilema për formacionin