Liga e Kombeve/ Kombëtarja kundër historisë, Gjeorgjia më shumë fitore me Shqipërinë! Dilema për formacionin, tifozët nisin festën

Liga e Kombeve/ Kombëtarja kundër historisë, Gjeorgjia më shumë fitore me Shqipërinë! Dilema për formacionin, tifozët nisin festën

Kombëtarja kuqezi feston suksesin kundër Ukrainës

Këtë të martë duke nisur nga ora 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Të dyja skuadrat morën tri pikë në ndeshjet e para respektive, ndaj kërkohet vazhdimësia.

Kuqezinjtë e Sylvinhos kërkojnë të rishkruajnë historinë, pasi njëjtë si kundër Çekisë, Polonisë apo edhe Ukrainës (ndeshjet e shkuara), kanë statistika negative kundër Gjeorgjisë. 

Prej orës 16:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranës, qindra tifozë të Kombëtares janë mbledhur dhe po e presin me padurin orës 20:45 për nisjen e duelit mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Statistikat kundër Gjeorgjisë

Në 15 përballje Shqipëria fituar ka vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim. Fatsjellëse janë sfidat e zhvilluara në vendin tonë, pasi të tre fitoret kuqezi janë koleksionuar në përballjet e Tiranës.

Edhe bilanci i golave flet në favor të kundërshtarëve të sotëm. Në portën kuqezi janë realizuar 23 gola, kundrejt 13 të Shqipërisë. Pas xhiros së parë të dy ekipet kryesojnë me pikë të plota, për këtë arsye kjo shihet si një ndeshje mes dy ekipeve favorite për të fituar këtë grup.

Kujtojmë se sfida e sotme luhet nën një atmosferë të zjarrtë, pasi janë shitur të gjitha biletat dhe më shumë se 21 mijë zemra kuqezi do jenë në stadium dhe miliona në mbarë botën.

Për një rezultat të mirë flasin edhe statistikat e Sylvinhos, që nuk ka asnjë humbje në ndeshjet e luajtura në "Air Albania" me kuqezinjtë. Kombëtarja duhet të ruajë të paprekur fortesën, teksa në fushë lojtarët futen për fitore.

Formacioni i mundshëm

Trajneri Sylvinho pritet të hedhë në fushë të njëjtën skemë dhe të njëjtët emra si në ndeshjen e fituar tre ditë më parë kundër Ukrainës në Pragë. Dilemë e vetme në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku në balotazh është Hysaj dhe Balliu. Ndeshjen sot e gjykon belgu Erik Lambrechts.

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj (Balliu), Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Manaj Trajner: Sylvinho

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:38
Përballja kundër Gjeorgjisë, Tifozat Kuq e Zi nisin festën në Tiranë


Prej orës 16:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranës, qindra tifozë të Kombëtares janë mbledhur dhe po e presin me padurin orës 20:45 për nisjen e duelit mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Stadiumi "Air Albania" nuk ka asnjë vend të lirë, ndërsa festa ka nisur prej më shumë se një orë e gjysmë. Me këngë dhe valle patriotike, bulevardi kryesor i kryeqytetit është veshur kuqezi. Dyert e stadiumit hapen në orën 18:00.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Afera 'Partizani', nesër SPAK përball Berishën e Malltezin me prova, i merr të pandehur! ‘Vuloset’ fati i hetimeve për pasurinë! Detajet çfarë pritet të ndodhë

Afera 'Partizani', nesër SPAK përball Berishën e Malltezin me prova, i merr të pandehur! ‘Vuloset’ fati i hetimeve për pasurinë! Detajet çfarë pritet të ndodhë