Prezantohet kandidati i PS për Rrogozhinën, Veliaj thirrje demokratëve: Mendoni për bravën e shtëpisë tuaj, jo për bravën e kasolles së sherrit në PD

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, e kishte një mesazh për të gjithë demokratët teksa prezantoi kandidatin socialist për kryetar Bashkie në Rrogozhinë, Edison Memolla, i cili do të garojë në zgjedhjet e 6 Marsit.

Në këtë periudhë përplasjesh në Partinë Demokratike, Veliaj u bëri thirrje demokratëve që të votojnë Partinë Socialiste sepse është e vetmja që është aty kur kanë nevojë, ndryshe nga PD-ja që ka hallin e vet.

“Është e disata herë që takohemi pas zgjedhjeve. Po ata të tjerët i keni parë gjëkundi? Erdhën tani sepse ka zgjedhje prapë. U kthyen tani! Teksa ne e kemi garën kush del i pari, ata zihen kush del i dyti. Ata nuk e duan 6 marsin për të bërë punë, ata e duan 6 Marsin që në 7 mars të fillojë sherri prapë. Kush ka vulën, kush ka bravën, kush ka votat? Nuk i duan votat për punë, i duan për sherr, për sherrin e tyre. Ata nuk e diskutojnë fare kush del i pari. Partia Socialiste me Edison Memolla, dalin të parët! Ndaj, për ata pak demokratë që kanë ngelur në Rrogozhinë, vota nëse je demokrat është kontratë pune, jo kontratë sherri. Nëse je demokrat thirrja ime për ty sot është: Mendo për bravën e shtëpisë tënde, jo për bravën e kasolles së sherrit”, deklaroi Veliaj

Ai tha se qytetarët e kanë të qartë se kë të votojnë, pasi ata që sot ndodhen në opozitë, shfaqen vetëm kur ka zgjedhje. Ai u bëri thirrje demokratëve që të votojnë Partinë Socialiste sepse është e vetmja që është aty kur kanë nevojë, ndryshe nga PD-ja që ka hallin e vet.

Veliaj tha se Rrogozhina duhet të ecë përpara me punë dhe jo me sherre, siç po ndodh në Partinë Demokratike.

“Në Rrogozhinë ka dy botë: ka një shtëpi të punës, por ka edhe një kasolle, ajo e sherrit, e ‘non gratës’, që zihen për brava në vitin 2022. Si në Mesjetë! Kush ia vë shulin kalasë, kush ia vë derën, hip kala-dibrançe. Zbrit se të vrava, hip se të vrava. Ndaj, Rrogozhina nuk ka kohë për të humbur. Ne do të shfrytëzojmë çdo minutë këto tre javë!”, u shpreh Veliaj, i cili u shpreh se Rrogozhinës i duhet një punëtor si Edison Memolla.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë