Prezantohet Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha dhe Këshilli Teknik, Balluku: Siguria e digave, prioritet i Qeverisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi kryetarin dhe anëtarët e rinj të Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha dhe Këshillit Teknik të Përhershëm të Digave, ndërsa u la si detyrë skanimin e situatës së digave në vend, mundësisht brenda vitit. Ministrja Balluku theksoi se siguria e digave është prioritet, sidomos në zonat e banuara, siç është Tirana, me rreth 40 diga. Ministrja Balluku theksoi se fokusi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të jetë tek ky Komitet duke e ngritur atë në nivelin më të lartë profesional. Që nga skanimi i situatës së digave, i cili është një proces shumë i rëndësishëm që duhet ndjekur dhe deri tek zhvillimi i të gjithë dokumentacioneve që duhet të ketë çdo dosje e çdo dige, janë detyrat parësore që dalin përpara KKDM. Anëtarët e rinj të Komitetit dhe Këshillit Teknik, janë me një eksperiencë të gjatë në këtë sektor dhe njohës mjaftë të mirë të gjendjes në terren

“Në Republikën e Shqipërisë kemi diga të volumeve shumë të mëdha, siç janë digat e kaskadës së Drinit, apo kemi diga, të cilat ndodhen me shumicë në zona të banuara, siç është qyteti i Tiranës, i cili është një nga qytetet me numrin më të madh të digave, mbi 40 diga. Siguria e digave për ne është prioritet dhe misioni i Komitetit tuaj është që kjo siguri të garantohet në çdo hap të administratës”, nënvizoi ministrja Balluku.

Kryetari i KKDM, Arjan Jovani, duke garantuar për angazhimin e Komitetit në detyrën e ngarkuar, bëri një pasqyrim të situatës së digave në Shqipëri.

“Në vendin tonë janë 650 diga në total, nga të cilat 362 janë diga të mëdha me lartësi mbi 15 metra. Diga e parw është ndërtuar në Shqipëri në vitin 1957. Sot jemi në këtë situatë që ne kemi shumë pak diga të reja, 5 apo 6 të tilla dhe shumica e digave janë mbi 30-40-vjeçare, të cilat kërkojnë patjetër mirëmbajtje, monitorim dhe një shfrytëzim me kujdes”, bëri të ditur Jovani. 

Shqipëria renditet ndër vendet e para në botë për numër të digave të mëdha për 1000 km2 si dhe për numër të digave të mëdha për 1 milion banorë, të ndara në dy grupe, diga të cilat përdoren për prodhim hidro-energjie dhe ato për bujqësi.

Kryetari i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha është zgjedhur Arjan Jovani, nënkryetar Fatos Hoxhaj, anëtar Neritan Shkodrani, Llambro Duni, Bledi Lame, Ermal Kaçuri, Andi Vila, Lulëzim Konçi, Rolanda Hila dhe Dukate Dodaj. Anëtarë të Këshillit Teknik të Përhershëm të Digave janë zgjedhur Dhimitër Vogli, Miriam Ndini, Skënder Allka, Anduen Karagjozi, Agim Lazareni. Ministrja tha se ky grup njerëzish me përvojë do garantojë sigurinë e digave. Shqipëria është mes 20 vendeve të para me numrin më të madh të digave në botë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andoni: 22/09/2020 19:52

    Pse 40% dhe jo 100%? Kush e zotëron 60%?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja