Prezantohet “Karta e Shëndetit” 
ministri Beqaj shpjegon lehtësiratFOTO/ Si eshte "Karta e Shendetit"

Prezantohet “Karta e Shëndetit” <br />ministri Beqaj shpjegon lehtësiratFOTO/ Si eshte
TIRANE - Gjashtë qind minuta në muaj është koha që do të kursejë përdorimi i “Kartës së Shëndetit” për të gjithë mjekët dhe farmacistët që i shërbejnë pacientëve. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndërsa shpjegoi lehtësirat që do të sjellë jo vetëm për pacientin, por edhe për bluzat e bardha ky proces i ri në shëndetësinë shqiptare.
 
Ministri tha se gjatë 2015-ës do të vijojë të funksionojë njëherësh edhe libreza shëndetësore që përdoret aktualisht, duke apeluar që të mos ketë ngutje në pajisjen me Kartën e Shëndetit.
 
“Mjekët dhe farmacitë do të kursejnë 600 mijë minuta në muaj për këtë punë, por edhe qytetarët që prisnin më gjatë në qendra shëndetësore apo farmaci do ia kursejmë këtë kohë. Procesi është i automatizuar. Në vend të një libreze me dorë kemi kartën, por edhe të gjithë informacionin e lëshuar në momentin e kartës të dixhitalizuar që na ndihmon të kemi një informacion më të plotë shëndetësor, por edhe për të shtuar elementët individuale në dosjen e secilit. Viti ku jemi, është vit i bashkëekzistencës së dy dokumentëve, kur të mbarojmë me njërën do pajisen me kartë. Nuk është e domosdoshme të kemi dyndje të 600-800 mijë njerëzve në javën e parë. I ftojmë ta bëjnë pajisjen me kartë gjatë vitit se nuk do mbeten pa shërbim nëse nuk kanë një të tillë. Që mos të krijohet asnjë pengesë”, tha ministri Beqaj.
 
beqaj

Karta e Shëndetit mund të merret falas nga të gjithë qytetarët që i plotësojnë kriteret, ndërsa drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor Astrit Beci tha se deri më tani janë shpërndarë 12 mijë kartat e para në Tiranë dhe në rrethe.  
 
Libreza dhe karta ka të njëjtën ligjshmëri, nuk ka pse të ketë ngutje. Karta i shërben mbajtjes në mënyrë elektronike të të dhënave, krijimit të një imazhi të ri për problematikën e sëmundshmërisë në Shqipëri. Lehtëson punën e mjekut në familje, duke shtuar minutat e kontaktit të drejtëpërdrejtë. Karta është e lidhur dhe me ID kombëtare që lejon njohjen dhe bashkëpunimin për të dhënat në sisteme të ndryshme.  Pensionistët, verterantët nuk do kenë kohë për të humbur te mjeku, farmacisti për të marrë shërbimin. Karta do u jepet shtetasve shqiptarë që e përfitojnë, e gjitha falas nga Fondi. Karta i ka elementët e sigurisë”, tha Beci.
 
beci

Çfare eshte "Karta e Shendetit", ku mund ta terhiqni ate dhe dokumentacioni i nevojshem
Karta e Shëndetit mund të merret falas nga të gjithë qytetarët që i plotësojnë kriteret, ndërsa afati kohor i kartës i vlefshmërisë është në varësi të kategorisë së pacientit, duke variuar nga tre muaj deri në pa afat.

Konkretisht, për një student karta e shëndetit është e vlefshme për 1 vit, për një të vetëpunësuar tre muaj, ndërsa për një pensionist karta e shëndetit është pa afat.
 
Çdo person në kryeqytet mund të tërheq kartën e shëndetit pranë qendrës shëndetësore ku rezulton i regjistruar, ndërsa në rrethe karta tërhiqet pranë drejtorive rajonale të FSDKSH.

“Karta e Shëndetit” është  një hap i cili do të lehtësojë punën e mjekut dhe farmacistit, por njëherësh, do të rrisë edhe shkallën e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së bluzave të bardha. Përpos shkurtimit të burokracive, por edhe kostove financiare, dixhitalizimit dhe fuqizimit të sistemit të informacionit nëpërmjet kësaj nisme do të bëjë të mundur përfshirjen më të saktë dhe të shpejtë të informacionit, e kësisoj, rritjen e transparencës.



Foto/ Si eshte Karta e Shendetit
karta e shendetit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin