Prezantohet Modeli i ri i Shërbimit
të qytetarëve në ZRPP e Tiranës

Prezantohet Modeli i ri i Shërbimit<br />të qytetarëve në ZRPP e Tiranës
Në Tiranë është prezantuar këtë të hënë modeli i ri i shërbimit ndaj qytetarëve në sportelet e shtetit shqiptar, një model i aplikuar nga ADISA, Qendra e ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara në sportelet e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë.

Menaxhimi i sporteleve të ZRRP Tiranë nga ADISA është një hap i rëndësishëm i reformës së Shërbimeve Publike, që qeveria shqiptare ka nisur prej mëse një viti përmes programit “Inovacioni kundër korrupsionit. Një reformë e tillë e cila ka marrë edhe mbështetjen e Bankës Botëroe, synon të modernizojë Shërbimet Publike në vend, sipas parimeve të kujdesit ndaj klientit.

Tashmë të gjitha sportelet e institucioneve shtetërore do të menazhohen nga ADISA, ndërsa në thelb të reformës është ndarja e sporteleve ku ofrohet shërbimi nga institucionet që prodhojnë shërbimin.

Në prezantimin e modelit të ri të shërbimit ndaj qytetarëve, ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito.

 adisa

Sipas Ramës  pjesë e kësaj reforme janë 9 ministri dhe 20 institucione varësie që ndërveprojnë me njëri-tjetrit, me qëllim transformimin e të gjithë strukturës  së sporteleve të shtetit shqiptar, në një shërbim të integruar, me standarde, me kritere e me rregulla të unifikuara.

“Një nga parimet bazë të kësaj reforme është që të arrijmë sa më shpejt në ditën që qytetarit të mos i kërkohet më të dorëzojë dokumente që i lëshon vetë shteti për marrjen e shërbimit. Pra, ka qytetarë që për nevoja të caktuara, kanë nevojë për një dokument, për të marrë të cilin, duhet të shkojnë deri në 21 pika të tjera, që të marrë 21 dokumente të tjera dhe të vijnë pastaj dhe të marrin dokumentin që kërkojnë.  Ne duam ta zhbëjmë këtë praktikë nga rrënjët dhe duam që të arrijmë, e do të arrijmë në një kohë të arsyeshme, në momentin që çdo shkresë që qytetarit i duhet e që i lëshon shteti, shteti ta bëjë gati për qytetarin, ta ketë detyrim. E njëjta gjë për sipërmarrjen. Kjo do të thotë kursim i miliarda orëve që shqiptarët konsumojnë prej 20 e kusur vitesh, derë më derë, e shteg më shteg e sportel më sportel, ”tha Rama.

zrpp

Ministria Harito tha se reforma që nis nga ZRPP e Tiranës dhe do të shtrihet në të gjithë sportelet e vendit do të krijojë një kulture të re në shërbimin ndaj qytetarëve.

“Për herë të parë janë përcaktuar procedura të qarta, standarde të qarta, formularë shumë dinjitozë që informojnë në mënyrë precize qytetarët mbi të drejtat, mbi afatet, mbi kohën kur ata do të marrin përgjigje dhe në këtë mënyrë sigurisht krijojnë të gjithë infrastrukturën e duhur që qytetarët të marrin shërbimin në kohë, krijojnë kulturën e shërbimit ndaj qytetarit,” është shprehur ministrja e Inovacionit.

Qendra për ofrimin e integruar të shërbimeve publike ADISA, do të menaxhojë 128 zyra dhe 177 shërbime.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…