Prezantohet paketa e re fiskale

Prezantohet paketa e re fiskale
Është prezantuar dje, në praninë e zv.kryeministrit Edmond Haxhinasto, paketa e re fiskale, që përfshin ndryshime në sistemin e taksave. Zv.ministri i Financave Alfred Rushaj ka deklaruar se një nga këto ndryshime ka të bëjë me përjashtimin nga TVSH për të gjitha ato makineri dhe pajisje që përdoren për investime më shumë se 500 mijë dollarë. Pjesë e diskutimeve në Këshillit Konsulativ të Biznesit ishin edhe gjobat për bizneset që nuk sigurojnë punonjësit, të cilat parashikohet të pesëfishohen, duke kaluar nga 10 mijë në 50 mijë lekë të reja, vendosja e një tarife doganore për eksportet e lëndëve drusore, për të parandaluar dëmtimin e pyjeve, si dhe heqja e taksës doganore për kafen e papjekur. Është njoftuar edhe nisma e vjeljes së taksës së biznesit të vogël nga Tatimet qendrore, kundrejt tarifës 3%.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?