Prezantohet 'Parku i Artit' në ish-Kinostudio, arkitekti: Do heqim rrethimet, do shtojmë gjelbërimin dhe do ekspozojmë vepra arti (VIDEO)

Ish-Kinostudioja “Shqipëria e re” do të kthehen në Park Arti. Studioja projektuese “iRi”, e përfaqësuar nga arkitekti Gentian Agolli, prezantoi në prani të ministres së Kulturës Elva Margariti edhe kreut të Bashkisë Erion Veliajn konceptin e tij për këtë projekt

 “Në këtë mastërplan vendosëm disa pika kryesore se çfarë do të sjellim. Së pari, do të heqim rrethimet, që janë bërë që në vitin 1952. Të gjitha mediet në ish-kinostudio janë pjesë e këtij parku të madh. Ne duam që të gjitha godinat të marrin pjesë në këtë mastërplan, duke heq rrethimet e tyre edhe duke u bërë pjesë e përbashkët e kësaj. Së dyti, do të shtojmë sasinë e gjelbërimit. Së treti, ta kthejmë këtë park, një park për artin. Kemi gjithashtu shtëpinë e luleve afër kryqëzimit edhe sheshin kryesor, që do të ekspozohen vepra arti të ndryshme përkohësisht. Më i rëndësishmi në këtë park është instalacioni për Antnio Gramshim. Pjesë e projektit e përbërë nga 2200 metrakatëror, që do të kthehen në një qendër kulture për artin edhe artistët”, përfundon arkitekti Gentian Agolli.

Fondi me 1 milion euro nga Bashkimi Europian European Union in Albania me do të shkojë për sistemimin, restaurimin edhe infrastrukturën e kësaj hapësire

“E kemi parë këtë një qendër të re afër qendrës, sepse jemi vetëm 3.6 km larg qendrës së Tiranës. Kemi bashkëpunuar me bashkinë e Tiranës për pjesën e masterplanit që do të përfshijë jo vetëm Parkun e Artit, por të gjithë zonën. Ne këtë projekt të parkut të artit këtë hapësirë do ua japim në dorë totalisht artistëve, por kemi menduar edhe që një sërë asetesh të tjera që lidhen me Albafilmin, Arkivin e Filmit dhe “Marubin: do të jenë një pjesë që do kthejnë vëmendjen tek Muzeu i Filmit. Parku i artit do të jetë për komunitetin, jo vetëm për artistët”, thotë ministrja Margariti ndër të tjera.

 “Me disa prej jush kemi punuar bashkë edhe për projekte të tjera, si sheshi “Skënderbej”, Piramidën, kështu që unë ëndrrën e kam parë edhe e di që do të bëhet realitet. E di që kjo punë do të përfundoi si histori suksesi. Por, derisa të mbërrijmë atje, do të kalojmë edhe disa etapa të tjera, e cinizmit apo shkulmë histerie që shoqëron transformimet. Pastaj kur të vijë do t’i gëzohemi ndryshimit”, tha midis të tjerash kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në ish kinostudion “Shqipëria e re”, ndërtesën e ndërtuar nga sovjetikët edhe inauguruar në 10 korrik të vitit 1952 ka nisur industria e kinematografisë shqiptare. Ndërsa, hapësira që do të shtrihet parku i artit është 16 mijë metra katrorë sipërfaqe të jashtme dhe mbi 2100 metra katrorë sipërfaqe të brendshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dott.Piano: 19/02/2021 20:34

    Shumë dobët,Studio Mediokër ,më kujtoi Logon copy paste të TOBaletit, duhet Konkurs në kështu rastesh?!Mbusheni më Kafene Me-Hane,dhe të bëjnë shurrën pastaj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja