Prezantohet Plani për Rininë
Klosi: Objektivi kryesor, edukimi
Në kuadër të aktiviteteve për 25-vjetorin e Ditës Kombëtare të Rinisë është prezantuar sot në qytetin e Gjirokastrës, Plani Kombëtar për Rininë 2015-2020. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha se objektivi kryesor i këtij Plani është edukimi i të rinjve.
Në kuadër të aktiviteteve për 25-vjetorin e Ditës Kombëtare të Rinisë është prezantuar sot në qytetin e Gjirokastrës, Plani Kombëtar për Rininë 2015-2020. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha se plani i rinisë është përgatitur nga 12 mijë studentë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të cilët kanë bërë pjesë të planit kombëtar për rininë të gjitha çështjet që shqetësojnë sot rininë shqiptare dhe zgjidhjet respektive për to.
Sipas Klosit, një nga objektivat kryesore të Planit Kombëtar për Rininë është edukimi i të rinjve.
“Ky objektiv synon përmirësimin e kurrikulave të lidhura me aftësimin për jetën, cilësinë e arsimit, dhe cilësinë profesionale të mësimdhënës në të gjitha nivelet, përmirësimin e infrastrukturës, dhe krijimin e agjencive të pavarura me ekspertë të jashtëm për monitorimin dhe vlerësimin e sistemit arsimor dhe procesit mësimor në veçanti. Sfidat kryesore në arsimin e lartë përfshijnë nevojën për: rritjen e cilësisë nëpërmjet përmirësimit të kushteve të mësimdhënies; përmirësimin e kurrikulave dhe standardeve në përputhje me standardet më të mira europiane ; lidhjen e strategjive të arsimit, dhe programeve me ato të sektorit privat për t'iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës; për të zgjeruar arsimin post-sekondar në përputhje me nevojat e zonave specifike dhe zhvillimit rajonal; forcimin e kapaciteteve të përgjithshme institucionale”, - tha ministri Klosi.
Ministri solli në vëmendje edhe programin Erasmus + i cili ofron mundësi për studentët që të studiojnë një periudhë të caktuar jashtë shtetit, me qëllim që të rrisin aftësitë e tyre për shanse më të mira punësimi.
Po ashtu Klosi përmendi edhe programin e praktikave të punës i cili do të finalizohet me punësimin e 200 të rinjve në administratën shtetërore.
“Një nga programet aktive në MMSR për formimin e të rinjve është dhe punësimi i tyre në kompani të ndryshme, pas procesit të trajnimit”, - shtoi Klosi.
Ai është shprehur gjithashtu se qeveria shqiptare po investon në platforma të reja për rininë, si krijimin e qendrave rinore në 12 qarqet e vendit, duke synuar realizimin e sa më shumë aktiviteteve social-kulturore për të rinjtë dhe duke shërbyer si hapësira ku ata të mund të zhvillojnë potencialin e tyre krijues.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.9%
-
Të gabuar
54.4%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 6550
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Vlorë/ Vengu: Hidrovori s’ka qenë në kushtet optimale, duhet investim i ri! Pritet dëmshpërblim edhe për bizneset
5 Tetor, 14:51
-
Vlora nën ujë/ Merr flakë pompa e hidrovorit të qytetit, stakohen të 4-ta deri në rregullimin e defektit
5 Tetor, 14:31
-
VIDEO/ Marash Kumbulla shënon në La Liga, i përgjigjet më së miri Sylvinhos
5 Tetor, 14:24
-
FIFA ndryshon rregullat në mënyrë të çuditshme, 'asist' Arabisë Saudite për organizimin e Botërorit 2034
5 Tetor, 14:12
-
Parlamenti Europian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së
5 Tetor, 14:00
-
Përmbytjet/ PD e Vlorës: Prokuroria të nisë hetimet, nuk u morën masa
5 Tetor, 13:54
-
Sallon bukurie prej 15 vitesh, pronarja tregon për Report Tv dëmet nga përmbytjet në Vlorë: U shkatërrua gjithçka, Emergjencat nuk u përgjigjën
5 Tetor, 13:48
-
Vlora nën ujë/ Strehoi familjet e prekura, konvikti i shkollës mjekësore nuk i shpëton përmbytjeve! Qytetarët, ushqime dhe veshmbathje për fëmijë e të rritur
5 Tetor, 13:34
-
Prag Liga e Kombeve, Taulant Seferi 'skuqet' në Turqi! Del nga fusha pas 45 minutash
5 Tetor, 13:30
-
Përmbytjet në Vlorë, mblidhet shtabi i emergjencave! Ministri Vengu kërkon pastrimin urgjent të xhamisë: S'e shoh dot ashtu
5 Tetor, 13:28
-
Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…
5 Tetor, 13:12
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë (VIDEO)
5 Tetor, 13:05