Prezantohet program për nënshkrimin
elektronik, siguron të dhënat e qytetarit

Prezantohet program për nënshkrimin<br />elektronik, siguron të dhënat e qytetarit
DURRËS-Në qytetin e Durrësit është zhvilluar një aktivitet prezantues për identifikimin dhe nënshkrimin elektronik, dy nga risitë inovative që janë duke u zhvilluar me ritme mjaft të shpejta kohët e fundit në vendin tonë.
 
Në këtë prezantim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Ministrja për Inovacionin , Milena Harito.
 
 Në këtë event qytetarëve të Durrësit u është ofruar të marrin identifikimin elektronik falas dhe po ashtu pajisjet “kartë rider” që përdoren për të realizuar nënshkrimin elektronik.
 
Në fjalën e tij kryebashkiaku i Durtrësit, Vangjush Dako ka thënë se “bashkia e Durrësit ka qenë gjithmonë e fokusuar në sigurimin e shërbimeve publike sa më të mira për qytetarin, sa më transparente dhe të sigurta’’.
 
Ndwrsa ministrja e Inovacionit, Milena Harito është shprehur se “gjithë teknologjia është vënë në dispozicion të administratës, për të ofruar shërbime më të mira për qytetarin, është një mjet për të modernizuar shtetin dhe funksionimin e tij’’.
 
Nënshkrimi elektronik është zgjidhje teknike që garanton në mënyrë absolute, identitetin tonë, transaksionet, shërbimet, vërtetësinë e dokumentave; në marrëdhëniet qeveri- qytetar.
 
Aktualisht në Shqipëri rreth 600 mijë qytetarë janë të pajisur me certifikata që gjenerojnë nënshkrim elektronik dhe vetëm gjatë vitit 2017 janë kryer gjithsej rreth 5000 transaksione me nënshkrim elektronik.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament