Prezantohet projekti i Manchester City në Durrës, gati brenda një viti! Rama: Sjellim edhe akademinë e tenistit Rafael Nadal

Është prezantuar nga arkitekti Marco Casamonti projekti i ‘shtëpisë’ së akademisë së futbollit Dyrrah City në Durrës, në bashkëpunim me Manchester Cityn, që pritet ta kthejë vendin tonë në qendrën e futbollit në Ballkan. Ndërtimi pritet të nisë brenda pak muajsh dhe do zgjasë më pak se 1 vit.

“Kjo qendër do ndryshojë zonën përreth. Do jenë 8 fusha sportive dhe është një projekt që shkon përtej lojës së futbollit. Do ketë shumë energji pasi janë palestra, parkime, hapësira të brendshme dhe park në dy anët e tij. Akademia do ndërtohet me materiale ekologjike dhe gurë dekorativë", tha Casamonti.

Casamonti është arkitekti i stadiumit ‘Air Albania’, por edhe i qendrës sportive të Fiorentinës, ndër më modernet në Itali, ndërsa projekti për akademinë e Manchester Cityt në Durrës është kërkuar dhe mbështetur nga kryeministri Rama.

“Do të mblidhet ajka e talenteve në vendit tonë të cilët do stërviten nga Manchester City. Është sporti më i ndjekur në botë dhe ekskluzivitet nga ky klub për ne në ballkanin perëndimor. Do ketë rritje të aksesit për të rinjtë dhe fëmijët për tu marrë me sport. Krahas akademisë së Manchester Cityt po punojmë për një tjetër akademi aty pranë. Me shpresë do ndërtohet akademia e tenisit të Rafael Nadal, për të cilën jemi duke punuar", u shpreh Rama. 

“Si investim do përfshijë jo vetëm strukturën sportive, por edhe atë multifunksionale, rezidenaciale, palestra dhe fiziotrepiasë shumë modern. Do jetë krenari jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin", tha ministrja Ogerta Manastirliu. 

Në pritje të ndërtimit të akademisë ‘Dyrrah City’, Manchester City në Shqipëri do nisë punën me fëmijët nga mosha 3-18 vjeç nga muaji shtator. Fillimisht në qendrën stërvitore të Dinamos, ndërkohë që prej muajsh është prezente me punën që po bën me trajnerët shqiptarë të ekipeve të moshave. Qëllimi është stërvitja e talenteve me metodologjinë e Manchester Cityt dhe më pas kalimi i tyre në klube të mëdha në Evropë, ndërsa për shkak të bashkëpunimit me Dyrrah City sot kanë ardhur në Shqipëri trofetë e fituar nga Manchester City sezonin e kaluar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:20
FOTOLAJM/ Ja si do të jetë akademia e Manchester City në Durrës

 

Në ceremoninë e prezantimit të projektit është treguar me foto sesi do jetë kampusi sportiv i Akademisë së Futbollit të Manchester City në Durrës . Ajo që ra në sy është sjellja e trofeve të fituara në sezonin e kaluar nga klubi anglez, si Premier League, Champions League, FA Cup, UEFA Super Cup dhe FIFA Club World Cup. Projekti në fjalë ka të bëjë me një investim të rëndësishëm, ku talentet do kenë kushtet më të mira të mundshme për të treguar veten dhe për t’u zhvilluar në aspektin profesional.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arkitekt Sinani: 17/04/2024 23:43

    Shumë bukur,ju lumtë...por pse jo në Akademinë e Sportit në Tiranë...apo pse nuk e bëni Akademinë e Tenisit aty poshtë Digës së Liqenit artificial të Tiranës,ngjitur me Pishinat e Shtëpinë e Futbollit...?!! Madje te pishinat bëni edhe një Akademi Noti?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Tensione para bashkisë së Tiranës, Protestuesit përplasen me policët, i hedhin gardhin metalik

Tensione para bashkisë së Tiranës, Protestuesit përplasen me policët, i hedhin gardhin metalik