Prezantohet sot dizajni i vizave
të para kosovare

Prezantohet sot dizajni i vizave<br />të para kosovare
PRISHTINE- Ministria e Punëve të Jashtme prezanton sot dizajnin e vizave të Republikës së Kosovës, me të cilat në pjesën e dytë të vitit do të pajisen të gjithë qytetarët nga lista e shteteve që duhet të pajisen me viza kosovare për të hyrë në Kosovë, bën me dije përmes një komunikate për media kjo Ministri.

Lançimin e fazës testuese për dhënie të vizave e paralajmëroi kohë më parë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

"Dizajni përfundimtar i vizave u përzgjodh nga aplikacionet anonime të dizajnerëve të ndryshëm kosovarë, nga një Komision i kryesuar prej ministres për Integrime Europiane, Vlora Çitaku, e cila do ta prezantojë edhe pamjen e vizave të para kosovare", thuhet në njoftim.

Gara për dizajnin dhe pajisja e vizave të sigurta, krijimi i qendrës së vizave dhe zhvillimi i sistemit të vizave, sipas MPJ-së,  është projekt i financuar nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë dhe implementuar nga organizata norvegjeze, IMG.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan