Prezantohet stadiumi i ri, Rama:
Realizohet ëndrra e shqiptarëve
VIDEO/Projekti për Arenën Kombëtare

Prezantohet stadiumi i ri, Rama:<br />Realizohet ëndrra e shqiptarëve<br />VIDEO/Projekti për Arenën Kombëtare
Federata Shqiptare e Futbollit më në fund pas disa vitesh pritje dhe premtime prezantoi projektin zyrtar për stadiumin kombëtar që do të ndërtohet mbi rrënojat e ‘Qemal Stafës’ dhe do të quhet ‘Arena Kombëtare’ i pagëzuar nga kryeministri Edi Rama pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian. Stadiumi i ri është parashikuar të ketë 22.000 vende dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Në prezantimin e projektit i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama.

Stadiumi i ri do të jetë një kompleks multifunksional, që do të jetë në funksion jo vetëm një ditë në javë, por 7 ditë, ndërsa vlera e të cilit shkon në 50 mln Euro. 

Arkitekti i stadiumit do të jetë italiani Marco Casamonti së fundmi ka ndërtuar arenën e re të Udineses.

Mbështetjen e qeverisë në projektet e stadiumeve të futbollit, Presidenti i FSHF, Armand Duka e ka cilësuar si nisjen e një ere të re në sportin shqiptar. Stadiumi i ri dhe kualifikimi në Europian janë fytyra e re e futbollit shqiptar, theksoi Duka dhe pavarësisht vështirësive vazhdoi kreu i qeverisë së futbollit shqiptar “nuk ka objektiva të paarritshëm”.


 
“Investimet më mëdha janë “Elbasan Arena” dhe "Loro Boriçi"  të mbështetur nga qeveria shqiptare. Ndërtimi i stadiumit të Elbasanit bëri të mundur zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Ky investim ishte me vlerë 6.6 mln euro," tha Duka.
 
Ende pa përfunduar "Elbasan Arena",  Rama mori iniciativën dhe premtoi ndërtimin e një tjetër stadiumi modern, “Loro Boriçi” investim afro 18 mln euro.
 
"Stadiumi i ri do të jetë një shtëpi e re për futbollistët shqiptarë, kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë, projekt me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Kryeministri ka ndihmuar për të përshpejtuar realizimin e këtij projekti madhor. I vetmi ku kombëtarja zhvillon ndeshjet ndërkombëtare dhe si i tillë është kartëvizitë për çdo mik që vjen në Shqipëri” u shpreh Duka.

Ndërsa në fund të fjalës së tij, kujtoi edhe njëherë tjetër sloganin që do të mbajnë në fanellat e tyre lojtarët e ekipit kombëtar në Francë 2016. “Ti Shqipëri më jep nder është slogani që ne kemi vendosur të përdorim në Euro 2016."
 
"Ky stadium i ri dhe ky Europian janë veçse një fytyrë e re, një faqe e parë e një kapitulli ri që tregon se nuk ka objektiva të paarritshme” përfundoi Duka. 

duka

stadiumi

projekti stadiumit
(Projekti i Arenës Kombëtare)

Rama: Stadiumi i ri, plotësimi i ëndrrës së shqiptarëve
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit të "Arenës Kombëtare" cilësoi ndërtimin e "Arenës Kombetare"si plotësimin e ëndrrës së madhe të shumë shqiptarëve që e duan sportin.
 
“Arena Kombëtare është realizmi i ëndrrës më të madhe të Dritan Shakohoxhës. Kam parasysh jo Shakon si person por të gjithë sportdashësit dhe gjithë shqiptarët. Ekipi ynë kombëtar sot ofron një imazh të mrekullueshëm të kombit tonë dhe një shëmbëlltyrë rrezatuese të unitetit kombëtar të vlerave më të mira të popullit tonë,” tha ai.
 
Nga ana tjetër futbolli sipas kreut të qeverisë është shumë më tepër se një sport dhe jo vetëm nga pikëpamja ekonomike,”futbolli është një nga industritë më të mëdha të zhvillimit, por dhe nga pikëpamja sociale dhe kulturore për të përcjellë modele, frymëzuar gjenerata dhe hapur perspektiva. Duke i nxitur ata që besojnë se asgjë nuk është e pamundur. Në BE sporti kontribuon me 2% të PBB të 28 vendeve të unionit dhe gjeneron 307 miliardë euro çdo vit. Është e provuar që sporti dhe investimet në sport nuk janë vetëm investime për ata që zbresin në fushën e garës apo ata që ndjekin garën, po investime që afrojnë nxisin dhe bashkojnë njerëzit me aktivitetin sportiv. Cka ka nxjerrë në përfundimin se 1 euro investuar në sport është 3.7 euro e kursyer në Shëndetësi” vazhdon ai më tej fjalën e tij.



Në stadiumin e ri, Rama tha se do të bëhet e mundur që të luhet edhe një finale e Super Kupës së Europës, ndërsa ka pasur edhe një përgjigje për ata që e kanë kritikuar projektin më të madh kombëtar në futboll.
 
Shipëria do të ketë një stadium të standardeve Europiane, një stadium që kemi vendosur si objektiv me Presidentin Duka, ku do të luajë jo vetëm Kombëtarja, por dhe një finale e Superkupes së Europes apo Europa League, duke pasur një stadium nga më të bukurit në Europë dhe nuk e ekzagjeroj pasi  nuk  është e vështirë nesë ke vizionin e duhur dhe skuadrën e duhur. FSHF nuk do të shpenzojë asnjë qindarkë për Arenën Kombëtare, sepse ky do të jetë një partneritet publik. Do të sjellim shumë shpejt në kryeqytet një investim prej 50 milionë Eurosh, të cilin do ta bëjë kompania private" u shpreh Rama.

Më tej kryeministri shtoi se nëse qeveria nuk do të kishte investuar për ndërtimin e "Elbasan Arena", atëhere Shqipëria do te të humbte të drejtën të zhvillonte ndeshjet e kualifikimit europian brenda vendit dhe ky sipas rames do te ishte nje turp per Shqiperine.

"Arena Kombetare" do te jete shtepia e trete e Kombetares Shqiptare, por me e madhja dhe kryesorja," perfundoi  Rama.

stadiumi

stadiumi
(Projekti i Arenës Kombëtare)

Në ceremoninë e prezantimit të projektit të stadiumit të ri “Qemal Stafa” kryeministrit Edi Rama iu bë dhuratë një bluzë e kombëtares, me numër 11, “Edi Rama” nga Presidenti Armand Duka. 

Kreu i qeverisë duke falenderuar Dukën për dhuratën dukë bërë edhe një batutë: Kjo masë është për Zahon, gjithsesi faleminderit”.
 
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)