TIRANE- Hapet zyrtarisht tenderi për kompanitë që do të marrin përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku tha se afati do të përfundojnë në datë 12 Mars të vitit 2020, ndërsa më pas punimet do të nisin në 31 maj.

Balluku tha se koncesioni do të zgjasë për 35 vite ndërsa deklaroi se ky projekt të sjellë konkurrencë dhe shërbime të larta. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi deklaroi se numri i turistëve të huaj që vijnë nga ajri do vijë gjithmonë në rritje pas ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Krislen Keri, drejtori i Aviacionit Civil tha gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit të Aeroportit të Vlorës se monopoli i e Aeroportit Nënë Tereza ka qenë një pengesë për ecurinë e aviacionit, ndërsa deklaroi se nisja e punimeve për dy aeroporte të reja do të përmirësojnë shërbimet dhe do të sjellin tarifa më të ulëta.

Vlora ka hyrë në historinë e fluturimeve në Shqipëri në 1914 kur u Pushtua nga italianët. Ata ngritën një kamp aviacioni për qëllime ushtarake, që përveç avionëve të zakonshëm përfshinte edhe një bazë hidrovolantësh. Në vitet ’30 -’40 transporti ajror i brendshëm mori një hov të madh, lidhur kjo me faktin se u ndërtuan aerodrome thuajse në të gjitha qytetet kryesore.

Në këtë periudhë, Shqipëria rezulton si ndër vendet e rralla në botë që kishte më të zhvilluar transportin e brendshëm ajror sesa format e tjera të transportit. Sa i përket Vlorës, në vitet ’40, nga aeroporti i këtij qyteti zhvilloheshin tre linja fluturimesh: Vlorë-Gjirokastër ku bileta kushtonte 11 franga ari për person, Vlorë-Romë që kushtonte 90 franga ari për person dhe Vlorë-Tiranë 17 franga ari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:51
Balluku: Më 12 Mars mbyllet gara për tenderin e Aeroportit të Vlorës! Koncesioni do të zgjasë 35 vite (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturë dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi se nga sot hapet tenderi për Aeroportin e Vlorës. Ajo tha se gara do  të mbyllet në datë 12 Mars, për t'i hapur rrugë punimeve që do të nisin në datë 31 Maj.

"Kemi ngritur një tender ndërkombëtar për një vepër ndërkombëtare, bazuar në parimet e barazisë dhe konkurrencës. Ky aeroport është pikënisja e planit të investimit që kemi. Shumë shpejt do të hapet tenderi Adriatiko-Jonian, Thumanë- Rrogozhinë. Do punojmë për tunelin e Llogarasë. Hapet zyrtarisht thirrja për ndërtim dhe operim të aeroportit. Shpallim sot hapjen e këtij tenderi ndërkombëtar, do të sjell konkurrencës dhe shërbime të larta. Me 12 mars përfundon afati për të dorëzuar ofertat. 35 vite zgjat koncesioni. 31 maj fillojnë punimet për ndërtimin e tij", tha Balluku.

Ora 11:50
Klosi: Aeroporti i Vlorës do të rrisë numrin e turistëve që vijnë nga 'ajri' (VIDEO)

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi deklaroi se numri i turistëve të huaj që vijnë nga ajri do vijë gjithmonë në rritje pas ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.

"Numri i turistëve të huaj që vijnë nga ajri do vijë gjithmonë në rritje. Këtë vit 6.3 milionë turistë të huaj, ose 10% më shumë se një vit më parë. Prapë ne kemi hapësira për turistë që nuk janë shfrytëzuar për shkak të akomodimit dhe infrastrukurës aeroportuale", tha Klosi.

Ora 11:37
Drejtori i Aviacioni Civil: Monopoli i 'Nënë Terezës' pengesë për zhvillim, hapja e dy aeroporteve të reja do sjellë tarifa të ulëta (VIDEO)

Krislen Keri, drejtori i Aviacionit Civil tha gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit të Aeroportit të Vlorës se monopoli i e Aeroportit Nënë Tereza ka qenë një pengesë për ecurinë e aviacionit, ndërsa deklaroi se nisja e punimeve për dy aeroporte të reja do të përmirësojnë shërbimet dhe do të sjellin tarifa më të ulëta.

"Monopoli i Aeroportit Nënë Tereza ka qenë pengesë për ecurinë e aviacionit.

Hapja e punimeve për dy aeroporte të tjera do përmirësojë shërbimet dhe do të sjell tarifa më të ulëta për të gjithë qytetarët. Nga 2013 deri më tari ka pasur rritje të trafikut në aeroportin e Tiranës.

Air Albania ka sjell shërbim dhe cilësi të lartë. Për herë të parë qytetarë po udhëtojnë me bileta 50 euro drejt Italisë. 10% më shumë fluturime me charter. Nga 25 mijë në 2013 në 2019 ne presim që turistët me charter të shkojnë në 300 mijë", tha Keri.

Ora 11:31
Aeroporti i Vlorës/ Dritan Leli: Shumë pak njerëz e besuam, por ai do të bëhet realitet (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij gjatë prezantimit të projektit për Aeroportin e Vlorës, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli tha se ajo që është premtuar do të bëhet realitet, pasi ka një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomi.

"Shumë pak njerëz do ta besonin dhe do ta shihnin si një projekt të realizueshëm. Sot jam këtu për të garantuar atë që premtuam pak kohë më parë dhe sot do të behët realitet. Lungomarja, një ndër projektet më të kritikuara është kthyer një ndër zonat më të vizituara në Vlorë. Na del një detyrë e madhe për akomodimin dhe përgatitjen e stafeve njerëzore. Të gjitha këto kanë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomi", tha Leli.