/ATSH-Gjergji Mima/- Xherdan Shaqiri është prezantuar sot zyrtarisht tek Interi, ndërsa në konferencën e parë për shtyp si zikaltër ka theksuar se, fakti që është me origjinë shqiptare dhe luan për përfaqësuesen e Zvicrës do ta ndihmojë Interin që të ketë më shumë tifozë në Shqipëri dhe Zvicër.
Gjatë konferencës së tij për shtyp, Shaqiri ka treguar se të interesuar për të kanë qenë edhe klube të tjeraë në Itali dhe Evropë, por ai ka dashur Interin që në fillim.
"Edhe Juventusi ka qenë i interesuar për mua, por unë kam zgjedhur Interin që në fillim. Tek Bajern nuk isha më i lumtur. Vij tek Interi që është një klub legjendar. Do të punojmë për ta rikthyer sërish në nivelin më të lartë", tha Shaqiri.
Ndërsa duke folur për pritjen që i rezervuan tifozët e Interit në aeroport, Shaqiri tha se, "Inter ka shumë tifozë, në të gjithë botën, dhe fakti që jam me origjinë shqiptare dhe luaj për përfaqësuesen zvicerane mund të kontribuoj për të rritur numrin e përkrahësve në Shqipëri dhe Zvicër".
/Shqiptarja.com