Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës gjatë ditëve të fundit të protestave në Tiranë. Shifrën e bëri publike ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila siguroi qytetarët se depozitat e tyre nuk janë prekur dhe se sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm. Sipas saj, sulmet kanë goditur pikërisht ambientet ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e përditshme.
“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta. Sistemi ynë bankar është i shëndoshë, i mirëkapitalizuar dhe i mbikëqyrur”, tha Ibrahimaj.
Për të paktën të tretën ditë radhazi, një numër shumë i madh biznesesh në Tiranë, sidomos të përqendruara në Rrugën e Durrësit apo rreth qendrës, kanë ulur qepenët dhe janë kyçur. Të frikësuar se mund të shkatërrohen, digjen dhe plaçkiten, i vetmi shënim që kanë lënë në dyert e tyre apo qepenët metalikë është: “Ju lutem, mos na dëmtoni!”
Bizneset e mëdha dhe të vogla në qendër kanë mbuluar xhamat dhe fasadat për t'u mbrojtur nga sulmet. Qendra të mëdha tregtare, me qindra biznese brenda, kanë mbyllur dyert. Edhe një destinacion i rëndësishëm turistik si Kalaja e Tiranës, ku çdo ditë kalojnë mijëra turistë, ka qenë i mbyllur.
Prona private ka qenë në fokus të dhunës së protestuesve të maskuar, sidomos bankat, disa degë të të cilave janë shkatërruar pothuajse plotësisht. Ndërkohë, biznese të vogla familjare, si kioska apo dyqane, janë plaçkitur dhe vjedhur.
Pas pezullimit një ditë më parë, transporti publik është kthyer pjesërisht në normalitet, por me itinerare të ndryshuara për shkak të protestave. Për shembull, linja Kinostudio–Kombinat devijon nga Stacioni i Trenit, kalon te Zogu i Zi dhe më pas te 21 Dhjetori.
Pasojat e protestave janë ndier edhe në sektorin e turizmit. Agjencitë turistike kanë pohuar jashtë kamerave se kanë pasur anulime të shumta rezervimesh për shkak të pasigurisë së krijuar nga aktet e dhunës në kryeqytet.
Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës gjatë ditëve të fundit. Shifrën e ka bërë publike Delina Ibrahimaj, e cila ka siguruar qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta dhe se sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm.
Sipas Ibrahimajt, dëmtimet kanë prekur pikërisht ambientet ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e tyre të përditshme.
“Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës së ditëve të fundit, duke goditur hapësirat ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e tyre të përditshme”, shkruan ajo.
Përballë këtyre dëmtimeve, Ibrahimaj u ka përcjellë një mesazh qytetarëve për sigurinë e kursimeve të tyre.
“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta. Sistemi ynë bankar është i shëndoshë, i mirëkapitalizuar dhe i mbikëqyrur”, thekson Ibrahimaj.
Ajo shton se përpjekjet për të përhapur panik dhe për të cenuar besimin te ekonomia shqiptare nuk do të pengojnë garantimin e stabilitetit financiar.
“Asnjë përpjekje për të përhapur panik dhe për të cenuar besimin te ekonomia shqiptare nuk do të na pengojë në garantimin e stabilitetit financiar”, shprehet ajo.
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka ndarë një video nga një prej filialeve të dëmtuara të Postës Shqiptare ku garanton se pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga protestuesit, qytetarët do të vijojnë të marrin shërbimet.
“Janë disa filiale të dëmtuara këtu. Në këto filiale, qytetarët marrin përditë shërbime: pensionistët marrin pensionet e tyre dhe të ardhurat që i duhen për të siguruar jetesën. Unë dua t'i garantoj të gjithë qytetarët që, pavarësisht goditjeve ndaj pronës publike dhe private, ne jemi të angazhuar që ato të marrin shërbimet e tyre të përditshme. Pensionistët, ndonëse mbrapa në kohën që po kalojmë, mund të drejtohen në të gjithë filialet e tjera dhe të marrin pensionin e tyre, sepse ne jemi këtu për të garantuar që rendi dhe siguria dhe shërbimi ndaj qytetarëve do të vijojë i pandërprerë, pavarësisht atyre që ndodhin në këtë qytet”, shprehet ministrja.
Një nga bizneset në Tiranë ka boshatisur vitrinat për të shmangur dëmet në produkte nga sulmet e protestuesve që priten të vijojnë edhe përgjatë së premtes. Ndërkohë, të tjera biznese i janë bashkuar mbulimit të fasadave dhe mbylljes së qepenëve duke e shoqëruar shkrimin mbi to “Mbështesim protestën.”
Të mbyllura po ashtu janë edhe degët e bankave pranë qendrës, që u kanë kërkuar qytetarëve t’i marrin shërbimet online.
Transporti publik, i cili një ditë më parë u pezullua, është kthyer disi në normalitet, por me itinerar të ndryshuar. Për shembull, linja Kinostudio-Kombinat devijon te Stacioni i Trenit, kalon te “Zogu i Zi” e më pas te “21 Dhjetori.”
Ndikimi i protestës është ndier edhe te agjencitë turistike që kanë pohuar jashtë kamerave se kanë pësuar anulime të shumta të rezervimeve për shkak të pasigurisë.
Për të paktën ditën e tretë radhazi një numër shumë i madh biznesesh në Tiranë, sidomos të përqendruara në Rrugën e Durrësit apo rreth qendrës ka ulur qepenët dhe janë kyçur.
Të frikësuar se mund të shkatërrohen, digjen dhe plaçkiten i vetmi shënim që kanë lënë në dyert e tyre apo qepenët metalikë kanë qenë “ju lutem mos na dëmtoni”.
Bizneset e mëdha dhe të vogla në qendër kanë mbuluar xhamat e fasadat. Qendra të mëdha tregtare me qindra biznese brenda kanë mbyllur dyert. Një destinacion i rëndësishëm turistik si Kalaja e Tiranës, ku turistët janë çdo ditë me mijëra, ka qenë e mbyllur.
Prona private ka qenë në fokus të dhunës së protestuesve të maskuar, sidomos bankat. Degë të ndryshme janë shkatërruar totalisht. Ndërkohë që biznese të vogla familjare, si kioska apo dyqane janë plaçkitur dhe vjedhur.











Komente
Komento