Më 16 qershor 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuroi Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit të Policisë së Shtetit pajisje të teknologjisë së informacionit me vlerë 22 000 euro. Pajisjet e dhuruara përfshijnë 12 laptopë, 11 projektorë multimedialë, tetë printera shumëpërdorimësh dhe 11 ekrane projektorësh. Pajisjet do të shpërndahen në shtatë drejtori rajonale të Kufirit dhe Emigracionit dhe në tri komisariate të Kufirit dhe të Emigracionit, me synim fuqizimin e aftësive trajnuese të kësaj trupe policore.
Pajisjet u dhuruan si pjesë e një projekti që Prezenca e OSBE-së nisi, vitin e kaluar, në mbështetje të Policisë së Shtetit, pjesë e së cilës është edhe Departamenti i Kufirit dhe I Emigracionit. Projekti ka për qëllim përdorimin e metodave të përparuara mësimore nga ana e Departamentit me anë të infrastrukturës moderne të teknologjisë së informacionit dhe të instrumenteve online të ofruara prej saj. Objektivi kryesor i projektit është plotësimi i nevojave në rritje të Policisë së Shtetit për realizimin e të nxënit të vijueshëm dhe rritjen e aftësive të personelit të saj, pavarësisht nga situata e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia COVID-19.
Prezenca do të vazhdojë ta mbështesë Policinë e Shtetit, duke vënë në përdorim një sistem menaxhimi mësimor, gjatë këtij viti. Po ashtu, do të sigurohet një licencë e aplikacionit Zoom, e cila do të lehtësojë zhvillimin e veprimtarive trajnuese online nga Policia e Shtetit dhe nga Akademia e Sigurisë.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka një bashkëpunim të gjatë me Policinë Kufitare dhe të Migracionit dhe punon me të për të zhvilluar protokolle të përbashkëta dhe qendra të bashkëpunimit policor. Ajo ofron edhe rritje të kapaciteteve për një kontroll më të mirë të kufijve të Shqipërisë ndaj veprimtarive kriminale si trafikimi i drogës, trafikimi i personave, migrimi i parregullt dhe luftëtarët e huaj terroristë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Kundër pr/buxheti 2025, dështon protesta e PD-së para Kuvendit! Zgjati më pak se 2 orë, Berisha kishte bërë thirrje të vazhdonte deri kur të bëhej votimi
19 Nëntor, 16:11
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo
19 Nëntor, 15:26
-
Sot ndeshja Shqipëri - Ukrainë, Policia e Shtetit publikon planin e masave të ndërmarra! Ja rrugët që do të bllokohen
19 Nëntor, 12:16
-
Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje (VIDEO)
17 Nëntor, 22:21
-
Emërimet e reja/ Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda prezantojnë drejtorin e ri të Policisë së Beratit! Detyrat që iu lanë Luigj Vathit
17 Nëntor, 20:39
-
Prezantohen drejtorët e rinj të policisë në Tiranë dhe Durrës, Ministri u lë porosi: Zbardhni sa më shpejt vrasjet e fundit, rihapni hetimet për ngjarjet e vjetra
16 Nëntor, 10:15
-
Sot në 20:45 Shqipëri - Çeki/ 'Blindohet' Tirana, rrugët që bllokohen dhe kontroll për tifozët! Policia tregon planin e masave
16 Nëntor, 07:53
-
Rinovohen drejtorët e policive në 12 qarqe, ikin të gjithë të vjetrit, vetëm 1 mbijeton! Në Tiranë Elton Alushi zëvendëson Tonin Vocajn (EMRAT)
14 Nëntor, 16:02
-
Emrat e rinj të 12 drejtuesve të policive në qarqe! Ministri porosi vartësve: Zbuloni sa më shpejt autorët e Masakrës së Shkodrës! Bashkëpunoni me SHISH e prokurorinë
14 Nëntor, 13:12