Ipeshkvia e Lezhës është vjedhur ditën e vizitës së Papa Franceskut. Hajdutët kanë shfrytëzuar këtë vizitë, largimin e priftërinjve për meshë në Tiranë si dhe mungesën e uniformave blu. Në ipeshkvinë e Lezhës janë marrë sende me vlerë, relike, por nuk ka asnjë të dyshuar për këtë ngjarje. 

Hajdutët kanë hyrë nga pjesa e pasme e ipeshkvisë dhe kanë realizuar vjedhjen. Në njoftimin e policisë thuhet se është vjedhur 1 televizor Samsung,1 unazë ipeshkvore, 1 aparat celular, 500 euro, 1 kompjuter laptop “Apple”, 2 unaza floriri, 1 aparat celular Nokia dhe 50.000 lekë.
 
Ndonëse vjedhja është kryer që prej paradites të së së dielës ajo është konstatur vetëm pasi priftërinjtë janë kthyer nga Tirana për në Ipeshkvi.
 
Kanë qenë këta të fundit që kanë njoftuar menjëherë Policinë e Lezhës për ngjarjen. Policia e Lezhës bën të ditur se po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)