Prifti e mirëmbajtësi në
pyetje për ikonat e vjedhura

Prifti e mirëmbajtësi në<br />pyetje për ikonat e vjedhura
TIRANE- Një listë me persona që shërbejnë në disa kisha të vjetra në zonën e Korçës, Fierit dhe Beratit është duke u përgatitur nga prokuroria e Tiranës, në mënyrë që në ditët në vijim të merren në pyetje, lidhur me orgjinën e pikturave të sekuestruara në banesat e tre të arrestuarve.

Mirëmbajtësit e disa kishave në jug të vendit dhe priftërinjtë e këtyre institucioneve fetare, janë në listën e personave që do të merren në pyetje lidhur me ikonat e sekuestruara në banesën e Gjergji Thimos.

Prokuroria kërkon të mësojë vendin se ku janë marrë ikonat e sekuestruara dhe për pasojë, ka menduar që të pyesë disa nga mirëmbajtësit dhe priftërinjtë e kishave në zonën e jugut, kryesisht në zonën e Korçës, Fierit dhe Beratit, zona këto ku janë raportuar më tepër raste të vjedhjeve të kishave.

Ky veprim hetimor është ndërmarrë nga anëtarët e grupit hetimor, me qëllim që të hedhë më tepër dritë rreth origjinës së vërtetë të ikonave. Aktualisht, fletë-thirje i janë dërguar disa prej mirëmbajtësve të kishave në zonën e Korçës, kryesisht atyre të Voskopojës dhe zonës së Prespës, ndërkohë që pritet që në ditët në vijim, “fatin” për të dhënë deklarime do e kenë dhe disa prej priftërinjve.

DIJENI PER PIKTURAT
Burime pranë prokurorisë së Tiranës, thanë se janë duke përpiluar një listë të personave që kryejnë shërbesa dhe që mirëmbajnë kishat e vjetra në disa rrethe. “Këta persona qëndrojnë prej dhjetëra vitesh në ambjentet e disa kishave të vjetra dhe që janë shpallur monumente kulture. Pikërisht në këto kisha, ne kemi dyshimet tona se janë grabitur dhe më pas shitur disa prej ikonostaseve të sekuestruara në banesën e Gjergji Thimos dhe personave të tjerë të arrestuar. Mirëmbajtësit dhe priftërinjtë që në mendojmë të pyesim, kanë dijeni rreth këtyre veprave, dhe në këto kushte ata do të pyeten në cilësinë e personave që kanë dijeni për ikonat e vjedhura. Dëshmia e tyre sipas akuzës, do të merret pasi të jenë njohur me ikonat e sekuestruara, ku me to do njihen në Galerinë e Arteve, ku dhe qëndrojnë prej ditës së sekuestrimit”-thanë burimet pranë prokurorisë së Tiranës.

ARRESTIMET
Operacioni për bllokimin e ikonave me vlerë, është kryer nga policia e Tiranës, ku në pranga kanë rënë tre persona, koleksionisti Gjergji Thimo, shtetasi Arben Spaho dhe Artan Koçiu. Të treve këtyre personava u janë kapur piktura dhe ikonostase në banesë. Ndërkohë që në gjykatë, të arrestuarit  kanë mbajtur qëndrim mohues.

Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë