Muaji Prill vjen me një valë të fuqishme energjish që premtojnë ndryshime të mëdha dhe kthesa të rëndësishme në jetën tonë. Sipas astrologes Denisa Shyle, e ftuar në “Rreze Dielli”, ky është një nga muajt më dinamikë të vitit, ku ndikimet planetare sjellin mundësi të reja, por edhe sfida që kërkojnë vendime të guximshme.  

“Një muaj i ngjeshur, kemi një ngjarje të rëndësishme astrologjike: Urani kalon tek Binjakët dhe kjo ndodh pas shtatë vitesh. Do kemi një Hënë të Re tek shenja e Dashit dhe do ndikojë sidomos për ne në Shqipëri sepse ndodh për herë të parë mbi Hënën tonë. Tani mbyllet një cikël dhe fillon një cikël i ri. Do të kemi vazhdimin e ndryshimeve të shpeshta të motit, do ketë reshje të shumta, por do ketë shpërthime, do ketë edhe probleme me lëvizjet e tokës, mund të ketë tërmete. Personat që kanë probleme me themelet e shtëpive të tyre duhet të marrin masa. Pas datës 26 fillon të zbutet disi, por 24, 25, 26 prill janë data të vështira. Urani vendoset në Dem dhe do ketë kriza e destabilizime, si dhe nga ana ekonomike do kemi pasiguri.” - thekson astrologia Shyle.  

Dashi
Nuk është muaj i thjeshtë, por do keni mundësi për t’u zhvilluar, do krijoni balancë të re në çdo marrëdhënie. Kjo javë ka qenë e vështirë me raportet familjare. Do hiqni nga jeta juaj disa elementë të panevojshëm. Ju dini si të udhëhiqni, do të përdorni intuitën tuaj dhe eksperiencën që keni.

Demi
Keni ndikime shumë të mëdha, Urani do vendoset tek ju. Mund të keni “tërmete” të vogla në jetën tuaj dhe pasiguri, por do e kuptoni se çfarë duhet të bëni, ndaj do avanconi përpara duke lënë pas krahëve çdo gjë këtë javë. Do ta keni më të thjeshtë për të marrë vendime.

Binjakët
Një muaj i thjeshtë për ju për të menaxhuar shumë situata. Deri më 15 prill do të dini si të lëvizni në punë, por edhe në raport me shoqërinë. Mund të jepni edhe shumë udhëzime për të arritur të mblidhni shumë të ardhura monetare.

Gaforrja
Do jetë një muaj i mbarë për ju në fushën e karrierës, por kujdes mos hyni në guackën tuaj. Merrini gjërat hap pas hapi. Do keni ndryshime në balancat sentimentale dhe familjare, po krijoni një rend më të shëndetshëm. Keni shumë fat në dashuri.

Luani
Deri më 20 prill do jeni shumë energjikë, por kujdes se mund të neglizhoni disa marrëdhënie të rëndësishme. Pas datës 6 do keni shumë mbështetje nga partnerët tuaj. Në punë dhe karrierë do përballeni me vështirësi, do t’i tejkaloni nëse ruani qetësinë. Edhe në aspektin ekonomik do të jeni shumë mirë.

Virgjëresha
Deri në datën 20 kujdes me marrëdhëniet dhe vendimet që merrni. Do keni ndihmë nga shoqëria, por vjen me kushte; ju duhet të dini kë do zgjidhni dhe kë do mbani në jetën tuaj. Mund të jeni pak të lodhur këtë muaj sepse do e keni shumë të vështirë të kuptoheni nga të tjerët. Pas datës 20 do e keni më të thjeshtë të artikuloheni dhe të kuptoheni nga ata që ju rrethojnë. Në aspektin e parave do të jeni shumë të qëndrueshëm dhe do dini të kërkoni aq sa meritoni.

Peshorja
Po fokusoheni tek marrëdhëniet sentimentale, do të krijoni një identitet të ri, do luftoni të tregoni veten tuaj. Mos e teproni shumë me investimin. Një muaj i vështirë për ju deri në datën 20. Hiqni nga jeta juaj vese që lidhen me mënyrën sesi përkujdeseni për veten.

Akrepi
Do keni pak lodhje në lidhje me marrëdhëniet sentimentale, por edhe në raportet në punë. Fokusohuni tek zgjidhja sepse në këtë periudhë jeni shumë kreativë. Kujdes me datat 24-26, mund të hasni probleme me shëndetin ose në punë.

Shigjetari
Deri në datën 20 jeni të fokusuar për të krijuar, keni efikasitet, por rishikoheni pas datës 20. Në aspektin sentimental jeni në momentin e duhur për një mënyrë të re jetese dhe për të planifikuar një fëmijë. Kujdes se mund të keni edhe disa zhgënjime, por do i kaloni. Udhëtoni sepse shumë gjëra do t’i shihni me optimizëm.

Bricjapi
Doni të hidhni rrënjë diku, por mos u bëni shumë dominant në kërkesat tuaja se mund të shkaktoni probleme. Do keni rritje në karrierë dhe do vendosni balanca të reja në familje. Në lidhje me marrëdhëniet që keni në punë do mund të rregulloni shumë raporte. Keni një mundësi të krijoni burime të reja materiale, po qëndroni të balancuar.

Ujori
Jeni në një periudhë shumë pozitive nga ana sentimentale. Mund të krijoni lidhje të reja shumë të mira. Jeni me fat edhe për të rritur të ardhurat tuaja. Gjatë marsit keni mësuar ku mund të investoni, ndaj tani në prill është momenti të ndërtoni bukur. Në lidhje me marrëdhëniet familjare do jeni shumë mirë, do keni mbështetje.

Peshqit
Gjatë këtij muaji jeni shenja më e favorizuar, do zgjerohemi në çdo aspekt, por kujdes mos u fokusoni tek e shkuara sepse dëmtoni veten. Keni mundësi të krijoni lidhje të reja sentimentale që do i rezistojnë kohës. Do keni edhe favorizime në aspektin financiar, do ju kthehen të gjitha fitimet. Kujdes me sistemin imunitar sepse jeni shumë të ndjeshëm në këtë periudhë.