Primaret dhe pedagogët

Primaret dhe pedagogët

Sali Berisha gjatë një takimi me pedagogë

Partia Demokratike është në një hall të madh. Primaret dhe protesta e pedagogëve, janë dy “aksionet” e fundit opozitare që Sali Berisha mendon se do të japin sukseset e veta. Pas tyre, ai ka vendosur ta çimentojë postin e kryetarit. Edhe bisedimet mes Bardhit dhe Palokës, nuk është se do të japin rezultate të konsiderueshme. Pjesa “gri” e Partisë Demokratike, nuk mendoj se do ta “hajë atë kokërr ulliri”, për t’ju bindur dhe bashkëpunuar me Sali Berishën, derisa SHBA dhe BE, janë të vendosur kundër atij veprimi legal.

Por duke u kthyer tek situata më e fundit, Sali Berisha edhe dje synoi të shfrytëzonte vdekjen e një djaloshi në Komisariatin e Policisë në Tiranë, duke ju rikthyer akuzave për “shtet bandit, policë kriminelë”etj. Sali Berishës, nuk do ti mjaftojnë milionat e pushtetit për të pastruar emrin dhe figurën, edhe sikur të pëmbyllë “me sukses” primaret apo edhe sikur të manipulojë deri në fund protestën politike të një grushti pedagogësh.

Kërkesat e tyre, u bënë pikërisht në fillimvitin e ri akademik, sepse kështu urdhëroi Berisha. Shefi i “protestës”, ka marrë udhëzime të qarta, për të nisur një mision të pamundur. Pedagogët në Elbasan, Korçë, Gjirokastër, e gjetkë, nuk kanë pranuar “ofertën” e shefit të “protestës”. Ata nuk kanë se si të protestojnë apo dhe të nxisin studentët, në një aksion politik, pasi ky do të ishte një turp i madh për arsimin e lartë dhe stafin akademik.

Një gjë që më habiti tek ndiqja për disa minuta protestën “kombëtare” të pedagogëve, ishte fakti që konstatova, tek flisnin para kamerave. Një fjalor shterpë, i vakët, dhe i padenjë për një pedagog, apo “leksionlexues”. Në intervistat e tyre dëgjoje “kryeministri ynë është kokrra mashtruesit, ai është kokrra e korrupsionit, ai është frikacak, por do ta shohi me ne”, etj, etj… Tek i dëgjoja që flisnin me gjuhën e një njeriu të rëndomtë as me të mesme, u binda edhe më shumë për nevojën urgjente për një Vetting në universitetet tona publike.

Ka 32 vjet që arsimi i lartë merr “grushta” dërrmonjës nga politika e dhunës, e cila vjen nga frëngjitë e Partisë Demokratike. Pas 32 vitesh, Sali Berisha, i është rikthyer sërish “primareve dhe protestave”, për të shfrytëzuar momentin. Ai dhe partia e tij, i kanë dalë kundër jo vetëm qeverisjes së vendit, por edhe faktorit ndërkombëtar, duke hedhur baltë mbi çdo arritje, mbi çdo vendim pozitiv, pikërisht në momente të tilla delikate që po përjeton Shqipëria apo dhe mbarë rajoni.

Pas çdo përpjekje dashakeqëse të Sali Berishës, shoh se si ringjallen skutat e errëta të politikës së dhunës dhe destabilitetit. Janë pikërisht ata që kanë furnizuar dikur makinerinë e luftës së Milosheviçit, janë ata që pengonin Kosovën në betejën e saj për Pavarësi, janë ata që sot i vënë “stërkëmbësin” qeverisë në çdo situate krize, sikur të ishin sllavë dhe jo shqiptarë. Primaret dhe protesta e një grushti pedagogësh, janë sot “kauza” e një opozite të trembur dhe çoroditur, nga frika e humbjeve që do ta ndjekin deri në momentin kur të ketë spastruar vehten nga hijet e së kaluarës.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja