Primaret e Berishës, në Tiranë ka balotazh Këlliçi-Alimehmeti! Kandidatët fitues në të gjithë vendin, 4 bashkitë që i merr Meta

TIRANË- Rithemelimi ka mbyllur procesin e primareve në të gjithë vendin dhe janë shpallur 50 fituesit që do të futen në garën e zgjedhjeve vendore për Rithemelimin. 8 bashki të vendit do të shkojnë në balotazh, pasi kandidatët nuk kanë siguruar dot 50% të votave.

Ashtu siç pritej gara për Tiranën ka qenë e fortë mes deputetit Belind Këlliçi dhe mjekut Ilir Alimehmeti. Në total në Tiranë kanë votuar 8470 anëtarë dhe simpatizantë, ndërsa 4040 vota kanë shkuar për Këlliçin dhe 2196 vota për Alimehmetin.

Dibra shkon në balotazh me kandidatë Besnik Alkun dhe Ismail Ukën, Fieri me kandidatët Evdar Kodheli e Artur Mahmutaj, Mirdita Albert Mylyshid dhe Aleksandër lala, Librazhdi me Çefki Çota dhe Arjanit Leka, Mati me Skënder Gjuci e Bukurosh Ballabani, Fushë Kruja me Ndriçim Babasi e Agron Loka, Fieri me Albano Zhapaj e Artur Mahmutaj.

Pa surpriza, në garë me vetveten, në Shkodër u konfirmua kryetari aktual Bardh Spahia, në Elbasan deputeti Luçiano Boçi, në Kuçovë Lefter Maliqi, kandidat i Partisë së Lirisë. Në bashkinë e Vaut të Dejës, ka fituar deputeti Zef Hila me 743 vota, i cili për t'u futur në garën e 14 majit duhet të djegë mandatin e deputetit, njëjtë si Boçi. 4 prej të zgjedhurve do të jenë përfaqësues të Partisë së Lirisë së Ilir Metës: Në Kuçovë me Lefter Maliqin, Përrenjas me Suzana Topin, Memaliaj me Albert Malajn dhe Skrapar me Eugen Mustafallarin. Ndërkohë, balotazhi do të mbahet më datë 11 dhjetor.

Primare Berisha ka zgjedhur të mos ketë vetëm në 4 bashki të vendit, Himarë, Finiq e Dropull të cilat i lihen në dorë Vangjel Dules dhe Pustec, që i lihet partisë minoritare maqedonase. Në Malësinë e Madhe, Berisha nuk pati asnjë kandidat, e vetmja bashki që i mbijetoi luftës Basha-Berisha, duke mos lejuar ngritjen e strukturave paralele të ish kryeministrit atje.

Rithemelimi pretendon se në primare kanë votuar rreth 60 mijë votues, ndërsa në shifrat e publikuara deri në orën 17:00 rezultojnë 51 797 votues. Rithemelimi nuk ka dhënë asnjë informacion se sa anëtarë ka gjithsej PD-ja që kanë të drejtë vote dhe sa simpatizantë kanë vendosur të bëhen pjesë e procesit të primareve, çka ka sjellë edhe problematika në disa bashki. 

Procesi nuk ka vijuar i qetë, mes akuzave të disa kandidatëve për manipulime dhe fitues të përcaktuar. 8 kandidatë janë tërhequr nga gara, në Tropojë, Lushnje, Belsh, Gramsh, Devoll, Krujë dhe Kuçovë. Megjithatë, dorëheqjet Berisha i cilësoi si shprehje të lirisë.

Fituesit:

Qarku Korçë
Bashkia e Korçës- Ledina Alolli 628  vota
Bashkia e Maliqit- Alfred Gega 920 vota
Bashkia Pogradec- Zini Tollozhina 291 vota
Bashkia Devoll- Elvis Hajdërlli 1184 vota
Bashkia Ersekë- Et'hem Sajamit, i vetëm në garë! 450 vota pro
Bashkia Pustec- i është lënë partisë së minortitetit maqedonas

Qarku Kukës
Bashkia e Hasit- Miftar Dauti 877 vota
Bashkia e Tropojës- Besnik Dushaj  1514 vota
Bashkia e Kukës- Atmir Sinamati, i vetëm në garë! 989 vota

Qarku Lezhë
Bashkia Lezhë- Pashk Gjoni 1026 vota
Bashkia Mirditë- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar Albert Mylyshi, 357 vota dhe Aleksander Lala, 285 vota
Bashkia Kurbin- Behar Haxhiu 1358 vota

Qarku Shkodër
Bashkia e Vaut të Dejës- Zef Hila 743 vota, i duhet të lërë mandatin e deputetit për t’u futur në garë
Bashkia Pukë- Rrok Doda
Bashkia Shkodër- Bardh Spahia, i vetëm në garë! 1386 vota pro dhe 6 vota kundër
Bashkia e Malësisë së Madhe- Nuk kishte kandidat
Bashkia e Fushë Arrësit- Hil Curri

Qarku Tiranë
Bashkia Tiranë- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar Belind Këlliçi 4040 vota dhe Ilir Alimehmeti 2196 vota
Bashkia Rrogozhinë- Cim Hoxha 
Bashkia Kavajë- Fisnik Qosja
Bashkia Kamëz- Arjan Hoxha
Bashkia Vorë- Indrit Hoxha, i vetëm në garë

Qarku Durrës
Bashkia Durrës- Igli Cara 1398 vota
Bashkia Shijak- Rezart Tusha 333 vota
Bashkia Fushë Krujë- Ndriçim Babasi 168 vota
Bashkia Krujë- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Ndriçim Babasi me 514 vota dhe Agron Loka me 680 vota

Qarku Vlorë
Bashkia e Vlorës- Hysni Sharra 549 vota.
Bashkia e Selenicës- Leonard Rakipaj 270 vota
Bashkia e Delvinës- Ilir Mehmeti 185 vota
Bashkia e Sarandës- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Ardit Cikuli me 582 vota dhe Ilir Nikolla me 310 vota
Bashkia e Konispolit- Fatmir Shero 137 vota
Bashkia Himarë-i është lënë partisë së Vangjel Dules

Qarku Berat
Bashkia e Beratit- Zija Ismaili 527 vota
Bashkia Kuçovë- Lefter Maliqi, i vetëm në garë! 339 vota
Bashkia Skrapar- Eugen Mustafallari, i vetëm në garë
Bashkia Poliçan- Behar Xhaferraj, i vetëm në garë! 92 vota
Bashkia e Dimalit- Gentian Meci 187 vota

Qarku Dibër
Bashkia Dibër- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Besnik Alku me 291 vota dhe Ismail Uka 365 vota
Bashkia Bulqizë- Defrim Fiku 453 vota
Bashkia Klos- Ish deputeti Bedri Hoxha, 758 vota
Bashkia Mat- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Skënder Gjuci me 319 vota dhe Bukurosh Ballabani me 145 vota

Qarku i  Elbasanit
Bashkia e Elbasanit- Luçiano Boçi i vetëm në garë
Bashkia e Belshit- Bedri Qypi, i vetëm në garë
Bashkia e Librazhdit- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Shaqir Kuka me 55 vota dhe Ndricim Lila me 45 vota
Bashkia e Përrenjasit- Suzana  Topi 150 vota
Bashkia e Gramshit- Hasim Çekrezi, i vetëm në garë
Bashkia e Peqinit- Mustafa Pashja 250 vota
Bashkia Cërrik- Serveti Duzha 260 vota

Qarku Fier
Bashkia Fier- 
Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar Albano Zhapaj me 87 vota dhe Artur Mahmutaj me 242 vota
Bashkia e Lushnjës- Eduard Sharka 1021 vota
Bashkia Divjakë- Aurel Malko 869 vota
Bashkia e Patosit- Sofie Alushaj 256 vota
Bashkia e Mallakastrës- Resmi Shanaj 264 vota
Bashkia e Roskovecit- Futues Hazizaj me 204 vota

Qarku Gjirokastër
Bashkia Gjirokastër- Dorjan Lani 291 vota
Bashkia Këlcyrë- Arjan Kasaj 171 vota
Bashkia Memaliaj- Albert Malaj me 300 vota
Bashkia Tepelenë- Baftjar Imeri 109 vota
Bashkia Libohovë- Adil Xhelili i vetëm në garë! 282 vota
Bashkia Përmet- Edmond Komino, i vetëm në garë
Bashkia Finiq-iështë lënë partisë së Vangjel Dules
Bashkia Dropull-i është lënë partisë së Vangjel Dules

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Primaret e Berishës, cilat janë 4 bashkitë që i merr Partia e Lirisë së Ilir Metës

1670235894_Screenshot3.jpg

Partia e Lirisë e Ilir Metës do të ketë vetëm 4 kandidatë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

Kandidatët e tij ‘të infiltruar’ në Primaret e Sali Berisha kanë fituar në 4 bashki: Në Kuçovë me Lefter Maliqin, Përrenjas me Suzana Topin, Memaliaj me Albert Malajn dhe Skrapar me Eugen Mustafallarin.

Ora 09:24
Në balotazh me Këlliçin, reagon Alimehmeti: Falënderoj mbështetësit që m’u bënë krah

Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave për primaret e Tiranës. Ai ka falënderuar mbështetësit për votimet.

“Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh. Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022! Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m'u bënë krahë në çdo moment! Sonte pushojmë, nesër rifillojmë”, shkruan Alimehmeti.

Ora 07:18
Primaret e Tiranës, ja rezultatet! Këlliçi dhe Alimehmeti në balotazh, Bogdani i treti më i votuari

Gara mes mjekut Ilir Alimehmeti dhe deputetit Belind Këlliçi ka qenë më e fortë për primaret e Tiranës. Numërimi ka përfunduar, ndërsa më i votuari rezulton Këlliçi, por sërish nuk ka siguruar 50% të votave, kështu që do të shkojë në balotazh me Alimehmetin.

I treti më i votuari është Gert Bogdani, ndërsa ndiqet nga aktori Julian Dedaj dhe Adriana Kalaja.

Rezultatet e primareve për Tiranën:

Adriana Kalaja - 128 vota
Belind Këlliçi - 4040 vota
Enkelejda Fejzo - 66 vota
Fatmir Merkoçi - 35 vota
Gerti Bogdani - 1819 vota
Ilir Alimehmeti - 2196 vota
Julian Deda - 157 vota

Të pavlefshme - 29 vota
Votues gjithsej – 8470

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gomari: 05/12/2022 10:27

    Si KRRICI dhe ky ALIBABA e kane te sigurte qe kete timin do te fitojne.????????

    Përgjigju
  • karadakliu: 05/12/2022 09:46

    Mos u lodhni fare.Shqiptaret nuk lejojne edhe njehere rikthimin e kaosit,krimit dhe varferise.PD nuk shkon me Plakun Mere!!ripertrini rradhetm se nuk meritoni largimin nga skena,por ama, jo me kete njeri plotesisht te kriminalizuar,plot me sherre e krime.

    Përgjigju
  • Vin: 05/12/2022 09:20

    edhe te dy bashk sikur te kandidojne,kta te Saliut sfitojne dot ne Tr.

    Përgjigju
  • Riku: 05/12/2022 07:41

    Urojme te behet tip kulture subjektesh... mbi te gjitha urojme te vije dita mos te kene ndikim kryetaret ne keto procedura... ka ardhur koha qe kryetaret e forte tip berishe rame mete te zhduken ndryshe do vuajme gjate... nano thuaj cte duash por promovonte njerez e ishte liberal jo si keta te tre qe te vrasin naten e te qajne diten per qef se per parti te vrasin 24/7

    Përgjigju
  • arbeni: 05/12/2022 07:24

    zgjidhnu cilin te doni,,,,por prape mut jeni......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Honda shkrihet me Nissan sjellin kompani të re të përbashkët prodhimi

Honda shkrihet me Nissan sjellin kompani të re të përbashkët prodhimi