‘Proces farsë e manipulime', dorëheqje nga ‘Rithemelimi’ dhe pakënaqësi pas ‘Primareve’! Akuza të forta për Këlliçin: Servil, 'sorosjan' brenda PD

‘Proces farsë e manipulime', dorëheqje nga ‘Rithemelimi’ dhe pakënaqësi pas ‘Primareve’! Akuza të forta për Këlliçin: Servil, 'sorosjan' brenda PD

Asllan Dogjani, Adriana Kalaja dhe Fatmir Mekoçi

TIRANË- Përmbyllja e numërimit për procesin e ‘Primareve’ ka sjellë edhe pakënaqësi tek kandidatë të cilët nuk kanë arritur të marrin numrin e votave që prisnin nga anëtarët dhe simpatizantët e Rithemelimit.

Akuzat kanë qenë të forta për kandidatin që ka marrë më shumë vota në Tiranë, Belind Këlliçi. Ish-dhjetoristi Fatmir Mekoçi, shkruan se fitues doli mosmirënjohja, servilizmi, interesaxhiu dhe propaganda e Edvinit dhe e sorosjanëve brenda PD-së. Duke e cilësuar një votim të komanduar, Merkoçi shpreh bindjen se  ajo gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje. 

Ndërsa kandidatja Adriana Kalaja ka thënë se "një numër shumë i vogël i njerëzve përqafuan programin tim. Ishin më komodë të përqafonin programin e dikujt që është i implikuar në aferën e inceneratorëve dhe që bashkëshortja e tij ka përfituar fonde nga Soros". 

Armando Magllara një prej kandidatëve të Rithemelimit në Primaret e Sarandës dha dorëheqjen përfundimisht nga partia Demokrataike, me argumentin se procesi kishte qenë një farsë dhe se anëtarët e kryesisë së Rithemelimit në Sarandë ishin persona me precedent penalë.

“Në PD e gjithë Shqiperisë ka akoma pak njerëz që besojnë se ajo është Parti Demokratike.  Nga sot largohem nga Partia Demokratike!  Është koha të perkushtohem më shumë bizneseve. Falenderoj shumë, shumë ata qe patën besim tek unë. Neveris ata që punojnë me barbarët për shkatërrimin e këtij qyteti”- shkruan Magllara në reagimin e tij.

Po ashtu, kandidati për primaret në Tiranë, Fatmir Merkoçi ka dalë me akuza ndaj Belin Këlliçit i cili ishte kandidati me më së shumti vota. Në reagimin e bërë nga ai shkruhet se në zgjedhje kishte fituar servilizmi dhe mosmirënjohja.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i cili nuk arriti të fitonte në garën e mbajtur dje në “Primaret” për të kandiduar më pas për kryetar bashkie në Kamzë, ka ngritur akuza për vjedhje votash. Dogjani tha se “Primaret” në themel kanë qenë procesi më i mirë i zhvilluar në Partinë Demokratike, por sipas tij janë hajdutët brenda sistemit ata që e prishën procesin në Kamëz.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:34
Akuza për parregullsi/ Ndriçim Babasi tërhiqet nga gara e primareve, pasi doli në balotazh

Edhe Ndriçim Babasi ka hedhur akuza për parregullsi për procesin e primareve. Ditën e sotme ai është tërhequr nga gara e primareve, pasi doli në balotazh nga votimi i djeshëm në Krujë.

Babasi i ka dërguar degës së PD-së në Krujë një shkresë, ku thotë se ka hequr dorë nga gara pasi nuk e shikon më të arsyeshme të vazhdojë garën për Primaret në PD Krujë për shkak të disa parregullsive ditën e votimit me listat dhe votuesit.

Ora 18:30
Kalaja tërhiqet nga akuzat për Këlliçin: Ma ka shtrëmbëruar fjalën Veliaj me Ramën

1670165406_finalprojekt.00061616.Still001.jpg

Pas akuzave për Belind Këlliçin, Adriana Kalaja duket se është tërhequr nga deklarata e saj. Kalaja është shprehur se deklaratën e saj ia kanë shtrëmbëruar Rama me Veliajn. Ajo tha se Këlliçi është fituesi moral dhe real i kësaj gare. 

“Media dhe portale të sponsorizuara nga dyshja Rama-Veliaj, ata që shembën Teatrin Kombëtar si banditë në mes të natës dhe Covidit, kane filluar të manipulojnë publikun për "një sulm" që paskam bërë unë ndaj z. Belind Këlliçi duke keqinterpretuar intervistën time në një media. Në këtë pikë, duke falenderuar çdo demokrat dhe simpatizant që më votoi, si dhe duke e konsideruar këtë proces si një hap të rëndësishëm demokracie, jam e detyruar të sqaroj publikun si më poshtë:

1. Për mua Belind Këlliçi është fituesi moral dhe real i kësaj gare.

2. Ashtu siç kam deklaruar do pranoj këtë rezultat që kanë vendosur demokratët dhe simpatizantët.

3. Jam e gatshme të kontriboj në krah të fituesit për të mundur Çibanin Erion Veliaj më 14 maj.

Të gjithë bashkë për të shembur sektin monist kriminal të Rilindjes.

Bashkë fitojmë Tiranën dhe Shqipërinë.

P. S. Sado të përpiqet regjimi dhe shrlatanët që i shërbejnë, nuk e bëjnë pis dot këtë proces historik”, shkruan Kalaja. 

Më herët ajo tha se “Një numër shumë i vogël i njerëzve përqafuan programin tim. Ishin më komodë të përqafonin programin e dikujt që është i implikuar në aferën e inceneratorëve dhe që bashkëshortja e tij ka përfituar fonde nga Soros dhe Erion Veliaj, se sa të përqafojë një projekt që për mua është projekti që i duhet Tiranës për zhvillimin në 10 vite”. Kjo deklaratë e saj u interpretua si sulm për Këlliçin. 

Ora 13:58
Humbi në Primaret e Rithemelimit për Tiranën, reagon Julian Deda: Dola me pak vota por rëndësi ka cilësia! Nuk është hera e fundit që garoj

1668864910_finalprojekt.01042503.Still008.jpg

Aktori i humorit, Julian Deda i cili kandidoi në Primaret e Rithemelimit për bashkinë e Tiranës ka reaguar sot nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social ku shkruan se pavarësisht numrit të votave që mori, me rëndësi ishte cilësia.

Në mbyllje të reagimit të tij, ai shkruan se kjo nuk do të ishte gara e tij e fundit në politikë.

"Unë nuk ja dola dot, por këto Primare ishin vërtetë një garë e bukur, të cilën e kam shijuar pa fund. Kam takuar aq demokratë sa kisha mundësi, të cilët i falenderoj për fjalët e mira, njëkohësisht i kerkoj ndjesë atyre qe s’pata mundësi fizike ti shtrëngoja dorën. Falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit e mi, që qëndruan deri ne fund të një procesi të lodhsheme. Mirenjohje për kedo që besoi tek unë dhe më ndihmoi në këtë garë historike.

E vërtetë, dola me shume pak vota, por për mua s’ka rëndësi sasia, por cilesia e tyre, arsyeja se pse me kane votuar. Jam i sigurte, që janë vota bio, vota frymezimi. Askush në atë parti nuk më ka asnjë borxh, asnjerit nuk i është kerkuar me ngulm, askujt nuk i eshte thene “votojeni Julin se ashtu është puna”, pra janë vota pa interes. Janë thjeshtë vota zemre. Për këtë jam shume mirënjohës.

Une besoj se nuk ju kam zhgënjyer, jam munduar ti jap bukuri, vërtetësi, sinqeritet, dhe frymë garës, duke ofruar personin tim si alternative. Une, perveç familjes, nuk kam asnje pasuri tjeter, vetem veten time, kështu siç jam. Besoj të me keni kuptuar. Një gjë është e sigurtë, kjo ishte gara ime e parë, por kurrsesi e fundit"- shkruan Deda në reagimin e bërë.

Julian Deda arriti të siguronte vetëm 157 vota në total nga anëtarët dhe simpatizantët e Rithemelimit në Tiranë.

Ora 12:23
Primaret e Tiranës/ Kalaja akuza Bogdanit: I blerë nga Soros dhe i përfshirë në skemën e inceneratorëve

1670165406_finalprojekt.00061616.Still001.jpg

Kandidatja e Rithemelimit për primaret e Tiranës, Adriana Kalaja ka akuzuar Gert Bogdanin për përfshirje në skemën e inceneratorëve dhe me tej ka shtuar se bashkëshortja e tij kishte përfituar fonde nga Soros dhe Erion Veliaj.

“Një numër shumë i vogël i njerëzve përqafuan programin tim. Ishin më komodë të përqafonin programin e dikujt që është i implikuar në aferën e inceneratorëve dhe që bashkëshortja e tij ka përfituar fonde nga Soros dhe Erion Veliaj, se sa të përqafojë një projekt që për mua është projekti që i duhet Tiranës për zhvillimin në 10 vite”, u shpreh Kalaja.

Ora 12:21
Kandidati i Rithemelimit në ‘Primaret’ e Kamzës: Ne vodhëm njëri tjetrin, si do kërkojmë proces të rregullt në zgjedhjet e ardhshme

Ish deputeti i partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka hedhur akuza për vjedhje votash gjatë procesit të ‘Primareve’ për bashkinë e Kamzës. Dogjani i cili nuk arriti të shpallej fitues në Kamëz, tha se ‘hajdutët’ kishin prishur procesin e Primareve.

“Primaret në themel kanë qenë procesi më i mirë në Partinë Demokratike, por hajdutët brenda sistemit e prishën procesin në Kamëz.

Nuk e kuptoj, se si do kenë fytyrë këta njerëz nesër tu kërkojnë votën atyre nënave demokrate, baballarëve, të rinjve e të rejave që dje ju përplasën derën në fytyrë dhe nuk i lanë për të votuar. Nuk e di, se si do kërkojmë proces të rregullt nesër kur ne sot vjedhim njëri-tjetrin.

Nuk u mjaftuan, nuk u kënaqën me heqjen e demokratëve nga lista e votimit, por futën edhe duart në kutitë e votimit.

Në një Qendër Votimi mungonin 100 fletë votimi, në një tjetër kishte fletë votimi tepër. Vëzhguesi ka konstatuar fletë votimi nëpër tokë të plotësuar, mungonin listat e votimit, nuk dihej sa kishin votuar, shumë fletë votimi pa vulë e shumë e shumë probleme të tjera”-shkruan Dogjani në reagimin e tij.

Ora 11:58
'Primaret' në Tiranë/ Fatmir Merkoçi akuza Belind Këlliçit: Fitoi servilizmi, interesaxhiu dhe propoganda e sorosjanëve brenda PD-së

1669563994_fatmirmerkoci1.jpg

Ashtu si Adriana Kalaja, edhe kandidati tjetër i primareve ne PD, ish-dhjetoristi Fatmir Mekoçi, ka hedhur akuza të rënda ndaj Belind Këlliçit. Përmes një statusi në rrjete sociale, Merkoçi thote se fitues doli mosmirënjohja, servilizmi, interesaxhiu dhe propaganda e Edvinit dhe e sorosjanëve brenda PD-së. Duke e cilësuar një votim të komanduar, Merkoçi shpreh bindjen se  ajo gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje. 

Reagimi i plotë i Merkoçit:

Anëtar të P.D. Vota e komanduar gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje. Faleminderit per komunikimin e shumtë që po bëni me mua. Në këto zgjedhje, nuk ka humbur Fatmir Merkoçi. Ka humbur e djathta konservatore që u trumpetua me të madhe. Ka humbur vizioni, ka humbur fitorja. Ka demoralizuar çdo antar për të kontribuar realisht pasi, parti nuk njihet vlera. Fitoi mosmirnjohja, servilizmi, interesaxhiu.

Sot fitoi propoganda e Edvinit, dhe e sorosjanve brënda P.D. Tashmë mos u bëni pishman për qokën që bëtë, atyre që ju komanduan. E vërteta vret Por unë jam mësuar me armiqt e të vërtetës. Nesër mos u ankoni siç keni bërë vazhdimisht ndër vite . Kujdes spiunët!

Fatmir Merkoçi si një prej kandidatëve për ‘Primaret’ në Tiranë ka arritur të sigurojë vetëm 35 vota nga 8470 në total. Ndërkohë që në Tiranë ka balotazh mes Belind Këslliçit i cili ka marrë 4040 vota dhe Ilir Alimehmetit që ka arritur të sigurojë vetëm 2196 vota.

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci 24 Flori: 05/12/2022 16:46

    O Jul me nxore mallin e Lul Braves Nuk mora shume vota por do garoj prap heres tjeter do fitoj Edhe Luli i humbem zgjedhjet kete here se na i vollen heres tjeter do votojme dhe do fitojme

    Përgjigju
  • !@#€: 05/12/2022 14:30

    E din Peja e Gjakova qe PD per her te par ne shqipnin tone ka msu partit e tjera si me vjedh votat.

    Përgjigju
  • Fodulli: 05/12/2022 08:28

    Ky eshte nje njeri pa vlera dhe vizion qe ekziston! Ky nuk meriton asnje artikull te publikyar se eshte askushi! Vaj medet nese bashkine e Sarandes e drejtojne e bij e ne duart e llojit te ketijt! Bravo Primaret qe u tregohet vendi disave si puna e ketijt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja