Princ Harry dhe Meghan mendojnë të zhvendosen në rezidencën 7-milionë dollarëshe në Malibu (FOTO)

Princ Harry dhe Meghan mendojnë të zhvendosen në rezidencën 7-milionë dollarëshe në Malibu (FOTO)

Meghan dhe Harry

Princi Harry dhe Meghan I kanë vënë ‘syrin’ një rezidence 7 milionë dollarëshe në Malibu të Kalifornisë.

Sipas Daily Mail, më parë shtëpia ka qenë në  pronësi të yllit të "Bayëatch",  David Charvet dhe gruas së tij.

Rezidenca ka një pishinë, një fushë tenisi dhe pesë dhoma gjumi.

Nëse ata vendosen atje bashkë me djalin e  tyre 9 muajsh Archie do të kishin mundësi më të lehtë që të vizitonin nënën 63-vjeçare të Markle, Doria Ragland, e cila është vetëm 30 milje larg,  me shtëpi në Hills Windsor.

Në këtë model janë edhe shtëpitë e yjeve të Hollivudit si Robert Downey Jr., Mel Gibson, Dick Van Dyke dhe Caitlyn Jenner.

Jenner është e para që ka treguar se ata po shikonin për një shtëpi në Malibu, gjatë një mbledhje.

"Kam dëgjuar që ata po kërkonin një shtëpi në Malibu. Duhet të ketë qenë e vështirë. Të gjithë meritojnë të jenë të lumtur", është shprehur ajo.

 Ajo gjithashtu tha se mbështet Markle pas vendimit për largimin nga familja mbretërore.

Çifti  zbuloi këtë javë se ata do të përfundojnë zyrtarisht Megxit muajin tjetër, me jetën e tyre të re pa mbretëri.

Princi Harry po zhvillon një doktoraturë të re të përqendruar në shëndetin mendor me Oprah Winfrey në selinë e “Apple” të Kalifornisë.

Markle, e njohur për rolin e saj në dramën "Suits", gjithashtu është duke u përpjekur të futet përsëri në ujërat e aktrimit.

Ora 18:13
Princ Harry dhe Meghan mendojnë të zhvendosen në rezidencën 7-milionë dollarëshe në Malibu
1/5
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



    ×

    Lajmi i fundit

    Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë

    Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë