Princ William tregon si do reagonte nëse një prej fëmijëve të tij do ishte homoseksual

Princ William tregon si do reagonte nëse një prej fëmijëve të tij do ishte homoseksual

Gjatë vizitës së tij në Fondin Albert Kennedy Princ William i është përgjigjur pyetjes se si ai dhe gruaja e tij, Kate Middleton do të reagonin nëse ndonjë nga tre fëmijët e tyre - Princi George, Princesha Charlotte ose Princi Louis – mund të jetë homoseksual. 

Princi  tha se në të vërtetë, ai dhe Kate kanë menduar për të dhe kanë folur këtë temë. Ai ka treguar se për të nuk ka problem, por e shqetëson impakti që kjo do ketë në publik dhe se si mund të ndjeheshin fëmijët e tij në këtë situatë. 

“Mendoj se komunikimi është shumë i rëndësishëm në çdo aspekt, sepse vetëm kështu mund të kuptosh dhe të sigurosh që do ta mbështesin njëri tjetrin gjatë gjithë procesit. Nëse ndonjëri prej tyre është homoseksual, nuk shqetësohem aspak. Shqetësohem vetëm për presionin që mund të ushtrohet nga jashtë.”- ka qenë komenti i tij.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja