SPANJË- Princesha Leonor është mjaft e veçantë, jo vetëm se është trashëgimtarja e fronit spanjoll por sepse ajo nuk është një princeshë e zakonshme. 17-vjeçarja ka thyer çdo rregull strikt që jemi mësuar të dëgjojmë e shohim në familjet mbretërore duke ndjekur hapat e babait të saj në ushtri.
Prej tre vitesh, Leonor trajnohet së bashku me ushtarët e tjerë, ndërsa sot ajo është fotografuar në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake të Zaragozës në ditën e saj të parë të plotë të studimit.
Ndërkohë, Mbretëresha Letizia dhe vajza e vogël Infanta Sofia, nisen në “anën tjetër të botës”, në Australi për të ndjekur finalen e botërorit të femrave, ku Spanja do të luajë me Anglinë.