Pas shpalljes kampion të Europës në Kiev, ekipi spanjoll ka marrë përgëzime nga drejtuesit më të lartë të shtetit.

Princi Filipe dhe kryeministri Mariano Rajoya kanë uruar ekipin për fitoren dhe i kanë falënderuar për suksesin e arritur, pas vizitës në dhomat e zhveshjes.

“Jemi krenar për këtë ekip që ka ndërtuar trajneri Del Boske, është një sukses plotësisht i merituar, futbollistët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.

Spanja mbetet e pamposhtur në Europë dhe Botë”, deklaron Princi Felipe. Ndërkohë që nuk ka mbetur pas edhe kryeministri i vendit Mariano Rajoy, i cili ka theskuar se e di se çfarë do të thotë të fitosh këtë titull.

“I kam provuar të njëjtat emocione edhe para katër viteve në Vjenë, është një mrekulli që të përsëritet dy herë, jemi shumë me fat falë këtyre futbollistëve, të cilëve duhet t’u jemi mirënjohës.

Pavarësisht problemeve ekonomike të vendit, sot duhet të festojmë suksesin. Momente të tilla janë shumë të rralla”

(d.b/shqiptarja.com)