/ATSH-AFP/ - Princi jordanez, Ali Bin Al Hussein, zëvendëspresident i FIFA-s dhe përfaqësues i Azisë njoftoi sot qëllimin e tij për të paraqitur kandidaturën për presidencën e federatës përballë presidentit në ikje, zviceranit, Joseph Blatter dhe francezit, Jerome Champagne.

"Do të kandidoj për presidencën e FIFA-s sepse ka ardhur koha të dalim nga polemikat e brendshme për t'iu rikthyer sportit", deklaroi princi në rrjetin social "Twitter".
"Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë. Ky vendim ka ardhur si fryt i një reflektimi të gjatë dhe diskutimeve të shumta me kolegët e respektuar brenda FIFA-s këto muajt e fundit", theksoi ai.

"Futbolli botëror meriton një qeverisje të klasit botëror. FIFA duhet të jetë një organizatë shërbimi dhe një model etik", theksoi ai.
Zgjedhja e presidentit të FIFA-s do të zhvillohen në Kongresit zgjedhor të Zyrihut më 29 maj 2015