Princi Louis feston ditëlindjen e tij të pestë, ja foto që u publikua

Princi Louis feston ditëlindjen e tij të pestë, ja foto që u publikua

Princi Louis, fëmija i tretë i Princit William dhe Kate Middleton

Princi Louis, fëmija i tretë i Princit William dhe Kate Middleton feston sot ditëlindjen dhe mbush 5 vjeç.Fotot e publikuara nga ditëlindja e tij tregojnë princin vogwlushoin duke buzëqeshur krah motrës dhe vëllait.

Një foto që tregon princin Louis teksa shtyhet në një karrocë dore nga nëna e tij, Princesha e Uellsit, është publikuar për të shënuar ditëlindjen e tij të pestë.Fotografia tregon princin e ri të veshur me një bluzë blu të thurur, këmishë dhe pantallona të shkurtra blu.Ai shihet i ulur mbi një grumbull gjethesh dhe bari.

Kujtojmë se Princi Louis, të cilin Mbretëresha Elizabetë e donte shumë nuk u bashkua me vëllain dhe motrën e tij më të madhe në funeralin shtetëror të stërgjyshes së tij të ndjerë në Westminster Abbey në shtator, pasi u mendua se është  shumë i ri për të marrë pjesë në shërbim me prindërit e tij.

Megjithatë ai pritet të shoqërojë George dhe Charlotte në procesionin nga abacia që do të pasojë kurorëzimin e Mbretit më 6 maj.

Të tre vëllezërit e motrat iu bashkuan Bashkësisë Mbreti dhe Mbretëreshës së bashku me anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore për shërbimin e parë të së dielës së Pashkëve të mbretërimit të Charles, në kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor më 9 prill.

Louis është nipi i mbretit Charles III dhe i katërti në radhë për fronin britanik, pas babait të tij, William dhe vëllait e motrës së të tij, George dhe Charlotte.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë